BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Aktualitet

“Oh zot mbaj dorën”, tërmeti shkakton panik te vlonjatët, reagon IGJEUM

“Oh zot mbaj dorën”, tërmeti shkakton panik te

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka shpjeguar se tërmeti i pak minutave më parë ka qenë me epiqendër në Gadishullin e Karaburunit.

Sipas IGJEUM, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.6 rihter, me thellësi 25 kilometra dhe me epiqendër në Gadishullin e Karaburunit. Tërmeti është regjistruar në orën 23.14 minuta, pak para mesnatës, dhe është ndjerë shumë në qytetin bregdetar të Vlorës për shkak dhe të afërsisë.

Kurse sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Europiane e Tërmeteve, lekundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 ballë, me epiqendër në Detin Adriatik.

Reagimet dhe paniku i qytetarëve kanë qenë të shumta, disa prej tyre e kanë ngatërruar dhe me shpërthim.

“Po kemi dal jashte, Zoti i ruajte atje ku kishte epiqendren”, shkruan një qytetare. “Shum i fort por zgjati shum pak”, vijon një tjetër. Ndërkohë, një i ri thotë “Ish si shperthim jo normal, termet nuk ish.”

“U duk si shperthim, lekundje e forte dhe nuk te jepte kohe te reagoje.Oh zot mbaj doren.”