BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Aktualitet

Olsian Çela u zgjodh nga Kuvendi si Prokuror i Përgjithshëm / Artan Hoxha bën deklaratën e papritur: Mua s’ ma mbushte mendjen...

Olsian Çela u zgjodh nga Kuvendi si Prokuror i Përgjithshëm /

Kuvendi ka zgjedhur sot Kryeprokurorin e ri të Përgjithshëm, Olsian Çela. Mazhoranca dhe opozita e re në Kuvend bashkuan votat dhe me 101 vota pro 2 kundra 10 abstenim, Çela u miratua kryeprokurori i ri. Çela u zgjodh në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me 101 vota pro, nga 84 që përcakton Kushtetuta.

Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë një lider që është në gjendje të administrojë trupën e prokurorëve në Shqipëri.

Artan Hoxha tha:

“Mua s’ ma mbushte mendjen asnjë nga ata tre kandidatët që të jetë Prokuror i Përgjithshëm. Shqipëria ndodhet në një situatë jo normale në sistemin e drejtësisë, padrejtësia prevalon gjithëandej. Kemi korrupsionin në administratë, dhe situata me krimin e organizuar. Duke i përfshirë këto unë mendoj që Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë një lider, të jetë një njeri i cili është në gjendje të administrojë trupën e prokurorëve në Shqipëri. Njoh shumë juristë që vendosën mos hynin në garë se nuk e përballonin dot presionin. Po hipe në majë të pemës do të shkosh nga të fryn era”