BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Aktualitet

Operacion ‘blic’ nga Prokuroria dhe Policia: Arrestohen në flagrancë 8 policë shqiptarë, zbardhen akuzat e rënda

Operacion ‘blic’ nga Prokuroria dhe Policia: Arrestohen në

Operacioni “blic” është zhvilluar sot nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

8 policë shqiptarë në Kosovë janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në disa vepra penale. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, kanë ushtruar dhunë gjatë ushtrimit të detyrës dhe kanë shitur drogë.

“Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë (8) persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.   Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-n”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat