BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Aktualitet

Operacion historik në vendin tonë, Yuri Kim mesazh të qartë: E njohim trimërinë tuaj, nuk është rastësi që stërvitja po zhvillohet këtu. Përkushtimi i SHBA është shumë i madh dhe i hekurt

Operacion historik në vendin tonë, Yuri Kim mesazh të qartë:

Ditën e sotme në Portin e Durrësit po mbahet stërvitja më e madhe në Ballkanin Perendimor. Stërvitja ‘Defender Europe 21’ është historike dhe më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Pjesëmarrës në ceremoninë është edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Në fjalën e saj kim thekson: President Meta, kryeministër Rama, ministra, gjeneralë. Ju falenderoj që më ftuat të flisja, dua tëfalenderoj të gjithë focat ushtarake shqiptaredhe gjeneralët për organizimin e jashtëzakonshëm, dukeni shkëlqyeshëm. Dua të falenderoj të gjithë gjeneralët amerikanë të pranishëm.

Kjo stërvitje konfirmon se roli i Shqipërisë në aleancë është i konsoliduar. Po të shohësh aktivitetet gjatë kësaj stërvitje, në Shqipëri do të organizohet numri i madh, dhe kjo nuk është rastësi.

Roli i Shqipëris në aleancë është më i rëndësishëm , kanë luftuar krah për krah me ne. Kurrë nuk do ti harrojmë sakrificat tuaja.

E njohim trimërinë tuaj, jemi të nderuar t’ju themi se jeni aleatët tanë. Shqipëria është një pikë strategjike, me një rol shumë të veçantë dhe nevralgjike në aspektin strategjik gjeografik. Së fundi gëzojmë, vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi, nuk keni hezituar kurrë të ofroni ndihmën tuaj, na keni përsëritur gjithmonë, potencialin strategjik të Shqipërisë, prandaj jemi këtu. Kjo stërvitje në Shqipëri ëhtëhistorike, sidomos për faktin që organizohët pikërisht këtu në portin e Durrësit.

Përgatitja jonë për këtë koncept tregon se përkushtimi i SHBA për NATO është shumë i madh dhe i hekurt.
Realizimi i një operacioni, është dëshmi e punës dhe mikëprtjes shqiptare.

Është me të vërtet me vend teksa kjo stërvitje, organizohet këtë vit teksda ne festojmë edhe vendosjen e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipëri. Do të stërvitemi së bashku, do të mbetemi krah jush, krah për krah, sot , nesër dhe gjithmonë.