BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Operacion i bujshëm në Elbasan, kapen 4 kilogramë heroinë dhe përfundojnë në pranga 5 persona

Operacion i bujshëm në Elbasan, kapen 4 kilogramë heroinë

Një operacion antidrogë i zhvilluar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Elbasanit ka goditur një grup të rrezikshëm trafikantësh që duket se luante fijet e trafikut jo vetëm në Shqipëri. Konkretisht, në një operacion të koduar “Kështjella” të zhvilluar ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, janë sekuestruar 4.2 kg heroinë. Për të mos u zbuluar nga autoritetet policore, sasia e heroinës ishte sajuar e ndarë në 8 pako, e më pas ishte fshehur në një furgon që po transportonte lëndë drusore, e cila u kap nga uniformat blu të qytetit. Në kuadër të këtij operacioni fillimisht në pranga ka rënë shoferi, 46-vjeçari i identifikuar me iniciale G. B, teksa policia njofton se në vijim të operacionit, janë arrestuar edhe persona të tjerë që kanë lidhje më këtë sasi. Sipas policisë, bëhet fjalë për 5 të arrestuar në total, përfshirë kështu edhe shoferin. Konkretisht, në pranga kanë rënë H. M., Xh. M., D. Xh., G. B dhe E. K., teksa ende nuk dihet roli dhe pozicioni i tyre. Referuar njoftimit të policisë, droga kishte destinacion final Greqinë, por qyteti i Elbasanit shërbente si vendi ku bëheshin pazaret. Ndërsa, në këtë operacion morën pjesë Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i shtrirë në Elbasan dhe në disa qytete të tjera. Në terren për ndjekjen e operacionit, ka qenë dhe vetë drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi e drejtues të Policisë së Shtetit.
Njoftimi i policisë, ja detajet
Ndërkohë lidhur me operacionin e bujshëm të zhvilluar gjatë ditës së djeshme ne qytetin e Elbasanit, ka reaguar edhe policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Në përfundim të këtij operacioni në pranga ka rënë shoferi, 46-vjeçari i identifikuar me iniciale G. B si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës 4.2 kg heroinë. Ndërsa në pranga janë vëmë edhe disa persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtor. Policia gjithashtu njofton se ky operacion vijon në Elbasan, por edhe është shtrirë në qytete të tjera të vendit. “Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Kështjella". Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i shtrirë në Elbasan dhe në disa qytete të tjera. Sekuestrohen 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabis. Vihen në pranga disa shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Kështjella". Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale. Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë.

Më të lexuarat