BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Aktualitet

Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, ministri Çuçi: Një tjetër sukses i punës së skuadrave të përbashkëta hetimore, vendosmëri për të goditur krimin

Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, ministri Çuçi:

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vlerësuar punën e përbashkët të autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane për goditjen e një grupi kriminal që trafikonte drogëra të ndryshme nga Shqipëria në Itali. Në një reagim në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se hetimi është kryer me profesionalizëm nga skuadra e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë. Ministri i Brendshëm thotë se Policia e Shtetit ka fituar besimin e partnerëve ndërkombëtarë në vendosmërinë për të goditur krimin. “Finalizimi i operacionit për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve që çoi në arrestimin dhe procedimin e dhjetëra personave brenda e jashtë vendit, është një tjetër sukses i punës së skuadrave të përbashkëta hetimore Shqipëri-Itali. Një punë e kryer mirë e me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë. Vetëm në dy vitet e fundit policitë tona janë përfshirë në 52 Skuadra të Përbashkëta Hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me vendet e tjera europiane. Kjo dëshmon besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë tonë për të goditur krimin. Përgëzime për Policinë e Shtetit, veçanërisht për efektivët që morën pjesë në këtë operacion, SPAK, Policinë dhe Prokurorinë italiane”, shkruan ministri Bledi Çuçi. Një hetim i nisur në vitin 2019 nga autoritetet shqiptare dhe italiane për një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, çoi në nxjerrjen e 62 urdhër-arresteve në dy shtete. 4 milionë euro u sekuestruan si të krijuara nga aktiviteti kriminal. 21 prej të cilave në Shqipëri, 15 të ekzekutuara nga Policia e Shtetit, ndërsa operacioni u koordinua nga Eurojust dhe Europol.