BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Aktualitet

Operacioni Forca e Ligjit zbret në qytetin e Fierit, 4 persona të dënuar për trafik droge në skaner për pasurinë, policia zbardh të dhënat

Operacioni Forca e Ligjit zbret në qytetin e Fierit, 4 persona të

Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur dje në Fier ku ka kërkuar deklarimin e pasurisë nga 4 të dënuar. OFL ka bërë publike vetëm inicialet e personave që u është kërkuar formulari. Sipas njoftimit ata janë, G. J., banues në Fier, E. G., banues në Fier, V. G., banues në Fier, E. B., banues në Fier. “Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: G. J., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; E. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë; V. G., banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; E. B., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin për shtyp nga Operacioni Forca e Ligjit . Më tej OFL thekson në deklaratën për shtyp se këta individë duhet të përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh.

Qëndrimi i OFL

Në njoftim thuhet po ashtu se përgjigjet e marra do t’i dërgohen Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose siç njihet ndryshe me emrin SPAK, për veprime të mëtejshme. “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftimin për shtyp nga Operacioni Forca e Ligjit. Gjithashtu Operacioni Forca e Ligjit ka bërë me dije se do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. Ndërkohë numri i të dënuarve për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, sipas bilancit të policisë gjatë kësaj jave ka qenë në nivel rritës, e për pasojë personazhet e këtyre veprimtarive kriminale janë detyruar të deklarojnë pasurinë para Operacionit Forca e Ligjit. Konkretisht, para dy ditësh OFL u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të burimeve të pasurisë 5 personave të dënuar për veprat penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe "Vjedhja me dhunë", në qytetet Tiranë dhe Durrës. Sipas njoftimit të dy ditëve më parë ata janë E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”; A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë"; E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën "Vjedhja me dhunë"; D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë"; A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë". Ligji i OFL shkaktoi shumë debate në fillim, por duket se puna vijon edhe pse SPAK në shumicën e rasteve ka kthyer mbrapsht dosjet e policisë.

Më të lexuarat