
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Operacioni "Never Forget"/ Zbardhen detajet e bujshme, si Firdeus Berberi kërcënte me jetë dy efektivët e uniformave blu

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Firdeus Berberi, 22 vjeçari nga Pogradeci i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Kurrë mos harro” ku u arrestuan anëtarë të bandës së Laert Haxhiut akuzohet edhe për kanosjen e dy policëve ngjarje e ndodhur në 6 prill të këtij viti.
Dy punonjësit e policisë që janë përballur me Firdeus Berberin, janë E.H dhe K.I.
Në dosjen zyrtare tregohet dhe momenti i kanosjes së dy punonjësve të Policisë së Shtetit, nga Firdeus Berberi, ngjarje e cila ka ndodhur në Tiranë.
Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Firdeus Berberi, ishte në kërkim për goditjen me armë dhe thikë të Johan Muçllarit në Pogradec, pasi prokuroria e Korçës e akuzon për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.
Në prill 2023 dy policët nuk kanë arritur të njohin Firdeus Berberin dhe s’mundën ta arrestojnë pasi ai ka mundur të ikë me vrap.
Sipas materialit hetimor Berberi, ka kanosur me fjalë të rënda duke ju shprehur policëve se do i vriste, nëse ata hynin në banesën e tij, që ndodhej tek “Vila L” në “Astir”
Ngjarja është regjistruar në 6 prill 2023, kohë kur Firdeusi ishte ende në Shqipëri, kërkohej nga policia dhe nuk ishte larguar në Greqi, me Laert Haxhiun.
Por në këtë periudhë, policia kriminale kishte marë informacion se në zonën e “Vilës L”, qëndronte Artan alias Marjus Tafani, personi kryesor i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e anëtarit të bandës së Aldo Bares, Elton Mermali alias “Kinezi”.
Marjus Tafani, që sot është kthyer në bashkëpunëtorin e prokurorisë ishte zbuluar nga policia e Lushnjës se ishte personi i fundit që kishte takuar dhe marrë në makinë, Elton Mermalin.
Zbulimi i tij ishte kryer përmes pamjeve filmike dhe targës së automjetit të makinës. I njëjti automjet me të njëjtën targë, ku kishte hipur Elton Mermali ishte filmuar në një karburant në afërsi të Peqinit, teksa mjeti furnizohej me naftë.
Dyshimet e policisë, mbi rolin e Artan Tafanit në këtë krim ishin shtuar, ndaj policia e Lushnjës dhe strukturat e kërkimit në Policinë e Shtetit, ishin impenjuar për gjetjen e Tafanit dhe marjen e tij në pyetje.
Baza e qëndrimit të tij u zbulua në muajin Prill 2023 në zonën e “Vila L” në “Astir”, por sërish policia ska mundur të bjerë në gjurmët e tij. Tafani është larguar me shpejtësi pa u vënë re nga policia. E bashkë me Tafanin, ka ikur dhe Firdeus Berberin i cili në ikje e sipër ka kanosur me jetë dy punonjësit e policisë.
Të dy policët pas ngjarjes kanë depozituar kallëzim penal ndaj personit që i kanosi me jetë dhe “prishi qetësinë publike”, material që është regjistruar në prokurorinë e Tiranës dhe tashmë pas dëshmisë së Artan Tafanit, dosja është tërhequr në prokurorinë e Elbasanit.
Ndaj Firdeus Berberit, rëndon akuza “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Më të lexuarat


“E njihja Liridonën”/ Zeka mes lotësh zbulon detajet: Në varrim Naimit i thanë ‘ti je vrasësi’, ai u tërbua

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, ja çfarë vendosi gjykata për babain e saj

Naim Murseli planifikoi vrasjen e bashkëshortes, Artan Hoxha zbulon detajet e bisedës me familjarët e Liridonës: Familja kërkon të lihen të qetë për të vajtuar humbjen e vajzës

Vrasja e Entjan Nikulajt, ish-prokurori i Krimeve të Rënda ngre alarmin: Shteti ka dështuar e nuk po respektohet Kanuni, ekzekutimet po kryhen nga vrasës me pagesë

Vrasja e Entjan Nikulaj tre muaj pas ekzekutimit të kushëririt, Artan Hoxha del me paralajmërimin e bujshëm: Konfliki do prodhojë të tjera viktima pas lidhjeve të forta me politikën edhe…

Ceremonia lamtumirës për Liridonën, vëllai rrëqeth me fjalët: Me të sot varrosëm një pjesë të shpirtit tonë

Vrasja e Liridona Ademajt / Klodiana Lala zbulon detaje nga krimi makabër në Kosovë: Liridona dinte diçka të errët për Naimin, nuk është histori parash

Gazetari tregon arsyen e pazakontë pse Naimi mohoi në gjykatë vrasjen e Liridonës

E trishtë! Ndahet nga jeta gjimnazisti i njohur që ka shënjuar histori në Shqipëri (Emri+Foto)

Berisha nuk paraqitet në gjykatë, analisti i njohur ngre dyshimet e forta: Përse drejtësia nuk hedh një hap procedural për ish-kryeministrin kur 12 zyrtarë socialistë kanë punë hetimore me SPAK
