
Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë, dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen e papritur

Operacioni “Plumbi i Artë”, konfiskohen 4 banesa dhe biznese në Elbasan e Pogradec, ishin në pronësi të 42 vjeçarit në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2023

Pasuritë e konfiskuara janë në pronësi të shtetasit F. Ç., 42 vjeç, në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë dhe në pronësi të familjarëve të tij.
Policia e Shtetit/Konfiskohen 5 ambiente (4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar) dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec, si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”.
Hetimet e thelluara u zhvilluan nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan, nën drejtimin e SPAK-ut.
Pasuritë e konfiskuara, në pronësi të një shtetasi në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë dhe në pronësi të familjarëve të tij.
Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”, ka referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të datës 09.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kanë konfiskuar pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetasit F. Ç., 42 vjeç (në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë) dhe të familjarëve të tij, konkretisht:
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;
-Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;
-Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Më të lexuarat


Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Sarandë, si nisi sherri që përfundoi me të plagosur

Dyshohet se janë helmuar nga uji, mbi 50 qytetarë përfundojnë në spitalin e Bulqizës

"Do vuani pasojat"/ BE paralajmëron Kosovën dhe Serbinë: Ulni tensionet përndryshe...

U gjet i vrarë me armë zjarri në banesë në Itali, identifikohet 20-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet tronditëse

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Me shpejtësi ‘skëterrë’ deri në 230 km/orë, policia me ‘dorë të hekurt’, iu hiqet patenta 155 shoferëve

Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen e papritur

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, SPAK zbardh detajet nga hetimi

Shpërndante pakot, merrte paratë dhe i fuste në xhep/ Publikohet foto, ja kush është 46-vjeçarja që përvetësoi 3 milionë euro nëpërmjet mashtrimit

Emrat/ Aksion ‘blic’ në Shkodër, zbulohen 6 minisera me drogë, e pësojnë keq dy kultivuesit
