BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Aktualitet

Operacioni “Vol-vo 4”, Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e Altin Avdylajt për gjykim të shkurtuar

Operacioni “Vol-vo 4”, Gjykata e Posaçme pranon

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar dje kërkesën e Altin Avdylaj për gjykim të shkurtuar, i cili u arrestua si pjesë e grupit të Avdylajve në Operacionin “Vol-vo 4” dy vite më parë. Ndërkohë mësohet se 5 të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm çështja është ndarë dhe pritet një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që për 17 të pandehurit e tjerë do të gjykohen nga e njëjta trupë gjyqësore. Përsa i përket të pandehurit Altin Avdylaj i njohur ndryshe si “Niçja”, ai u arrestua si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Vol-vo 4”, i zhvilluar konkretisht në tetorin e 2018-ës. Në këtë aksion policor janë marrë si të pandehur një grup prej 22 personash, të cilët u arrestuan në lidhje me një laborator heroine të pikasur në fshatin Brenogë të Hasit. Konkretisht, Avdylaj dhe grupi i tij akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Gjithashtu, sipas Prokurorisë, ata prodhonin heroinë në laboratorin e Hasit dhe më pas e trafikonin atë jashtë shtetit. Ndërsa dje pas shumë kërkesash nga ana e Avdylajt për gjykim të shkurtuar GJKKO ka pranuar kërkesën, pra çështja do vijohet më tej në shqyrtim me provat dhe aktet e grumbulluara deri në këto momente nga hetimi i prokurorisë. Kjo lloj procedure e posaçme jep mundësinë që gjykata të shprehet më shpejt dhe nga ana tjetër të arrestuarve u jepet si mundësinë që të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë.
Operacioni “Vol-vo 4”
Gjatë hetimeve në operacionin e koduar “Vol-vo 4”, prokuroria goditi 4 grupe kriminale si dhe zbuloi një laborator të përpunimit të heroinës në Has. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 63 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Përveç 22 personave të marrë të pandehur për trafik droge, pjesa tjetër e të arrestuarve akuzohen për tjetërsim pronash, shpërdorim detyre, apo manipulim të zgjedhjeve. Kjo dosje voluminoze është ndarë në shtatë nënçështje. SPAK në muajin prill të këtij viti dërgoi në gjykatë një nga nënçështjet e kësaj dosje, më konkretisht atë të laboratorit të drogës në Has, ku 4 grupe të strukturuara kriminale bashkëpunonin me njëri-tjetrin për trafikun e drogës. Hetimet nisën në dhjetor 2016 pas arrestimit të 3 personave në Kavajë, tashmë të dënuar për trafik heroine. Më pas prokuroria zbuloi se pas tyre fshiheshin persona me influencë në zonën e Shijakut. Ata trafikonin kokainë dhe heroinë nga Kolumbia dhe Turqia për ta shpërndarë në Europë ku dërgonin edhe kanabis. Në përgjime dilnin ata që njihen si “Avdylajt e Shijakut”. Këtij grupi, me degë në Durrës, Lezhë, Fier e Sarandë, iu kap në Itali në shkurt të 2017-ës një dërgesë me 2 ton kanabis. Disa muaj më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Pas hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar, pasuri të paluajtshme truall në bregdet me sipërfaqe 300 mijë m2, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5 milionë euro. Hetimet në lidhje me këtë çështje vazhdojnë. Pjesë e dosjes janë edhe ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka që po përballen në gjykatë njëri për shpërdorim detyrë si ish-drejtor i burgjeve dhe tjetri për çështjen e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Më të lexuarat