BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Operacioni “Volvo 4”, si u goditën njëherësh 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste, 27 në pranga, Shijaku ende në “shtetrrethim”

Operacioni “Volvo 4”, si u goditën njëherësh 4 grupe

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në krah të të cilit rrinin dy vartësit e tij si dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela bashkë me dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, kanë dalë mëngjesin e djeshëm së bashku përpara mediave dhe kanë dhënë detaje për megaoperacionin ku u vunë në pranga dhjetëra persona. Drejtuesit e dy institucioneve të rëndësishme përkrah njëri-tjetrin treguan se bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë ka dhënë frutet e para. Plot 27 të arrestuar dhe 44 urdhër arreste, janë rezultatet e një hetimi 2-vjeçar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj një rrjeti të trafikimit të lëndëve narkotike, hetim i cili zbuloi, edhe laboratorin e heroinës në Has. Burime thonë se porositësit dhe personat që do të merreshin me trafikimin drogës janë i ashtuquajturi grupi i “Avdylajve”, i vënë në pranga pasditen e të dielës.

Ndërkohë, për prangosjen e anëtarëve, apo bashkëpunëtorëve të grupit, janë zhvilluar njëkohësisht operacione në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë, ndërsa me këtë operacion, policia pretendon se ka goditur 4 grupe të skeduara. Ashtu siç u paralajmërua ky operacion është në vijim. RENEA dhe forca të tjera të Policisë së Shtetit, edhe mbrëmjen e djeshme kanë blinduar Shijakun, në kërkim të personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet kriminal. Në këtë operacion i cili u shtri nga veri deri në jug, sipas drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, janë goditur katër grupe kriminale. Në laboratorin e sekuestruar në sajë të këtij operacioni mesditën e së premtes, policia sekuestroi 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Sipas drejtorit të policisë goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë. Nga hetimet që kanë nisur prej dy viteve për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit. Në goditjen finale të këtij operacioni i cili zgjati rreth 72 orë, morën pjesë rreth 1500 forca policore. Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike. Të arrestuar në flagrancë janë 5 persona, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç, Mustaf Shuti, 76 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç”, u shpreh Veliu. Gjithashtu janë shpallur në kërkim katër persona, dy shtetas turq, një kosovar dhe një shqiptar.

Arrestimet

Për këtë aktivitet kriminal, prokuroria kërkoi masën arrest me burg për 44 persona, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu u kërkua kontrolli i banesave për këta 44 persona, si dhe 22 dy persona të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Autoritetet thanë gjithashtu se janë arritur të provohen 13 episode të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në të gjithë territorin e vendit dhe në Itali. Policia mësohet se ka kryer kontrolle në 100 banesa, përfshirë në shtëpinë e Lulzim Berishës, pas dyshimeve se mund të fshihej drogë, por nuk ka pasur urdhër-arresti për të. Në pranga përunduan, Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku; Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin “Kiçi”, nga Shijaku; Denis Llaftiu, nga Shijaku; Fatos Llaftiu, nga Shijaku; Hajri Seferi, nga Shijaku; Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; Ilirjan Prifti, nga Fieri; Elton Shehaj, nga Tirana; Armand Spiro, nga Tirana; Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; Altin Avdyli, me pseudonimin “Niçja”, nga Shijaku; Saimir Gjepali, nga Shijaku; Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin “Xhevi”, nga Lezha; Esat Mehmeti, me pseudonimin “Çakja”, nga Fieri; Saimir Sulejmani, nga Fieri; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin”Nita”, nga Tirana; Elis Bahushi, nga Elbasani; Elis Guri, nga Shkodra dhe Artur Balla, nga Elbasani. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet M. Z., dhe P. S. Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën katër grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i tre punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale. Efektivët e arrestuar janë Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abduli, nga Saranda dhe Bledar Koçi, nga Lushnja. Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan 3 pistoleta; armë gjahu, çifte dhe fishekë; një shotgan;Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë; peshore elektronike; sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë; 13 mjete, njëri i blinduar; sasi e konsiderueshme parash dhe treth 75 telefona celularë. Dyshohet se në këtë aktivitet janë të përfshirë dhe persona të tjerë, të cilët janë vënë nën hetim.

Elvis Myrta

Më të lexuarat