BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Organizatori i trafikut të 2.5 tonëve kanabis vdiq në QSUT, Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse

Organizatori i trafikut të 2.5 tonëve kanabis vdiq në QSUT, Artan

Gazetari Artan Hoxha  ka reaguar për vdekjen në  QSUT të trafikantit të 2. 5 tonëve drogë, Demo Progonati, kapur nga policia në Durrës në janar të vitit 2017 teksa po e transportonte "mallin" drejt Italisë.

Demo Progonati ka ndërruar jetë në qershor në ambientet e QSUT, por vetëm sot u bë i ditur lajmi.

Ende nuk zbulohet sëmundja nga e cila vuante i pandehuri i cili po gjykohej nga Krimet e Rënda si shoferi i kamionit me 2.4 ton drogë edhe pse janë përhapur zërat se 46 vjeçari  ishte me HIV.

I përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës 2.5 ton ishte edhe drejtuesi i lartë i policisë Festim Lelaj, 47 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuar më datë 05.12.2017 nga SHÇBA.

“Hall i madh kur bën "biznes" ndërkombetar me shefat e korruptuar të policisë”, shkruan gazetari Hoxha në reagimin e tij teksa hedh dyshime për mënyrën e vdekjes së kamionistit Progonati.

"Të qoftë e lehtë Demo Progonati....

Mbase s’i ke marrë të gjitha me vete mor burrë...

Hall i madh kur bën "biznes" ndërkombëtar me shefat e korruptuar të policise, tek je mirë e bukur, papritur ha buk e fiq...

Hajde e gjeje tani c'e gjeti të ndjerin Demo, me gjithë atë hashash qe kishte transportuar drejt Italisë, ai duhej të bente jetë lordi në qeli vipash në burg,...” përfundon komentin e tij Hoxha.

Për të ndjerin Progonati hetimet tanimë janë pushuar dhe procesi vazhdon vetëm për 7 anëtarët e tjerë të grupit. 

Më herët, avokati mbrojtës i Progonatit, Roland Islami kërkoi ndarje të çështjes dhe shpalljen e mos kompetencës nga Krimet e Rënda, duke pretenduar se akuza e “Grupit të strukturuar kriminal” është absurde dhe aspak e vërtetë.

Avokati mbrojtës, theksoi se Progonati, nuk ka kryer trafik droge, pasi mjeti i tij i transportit ishte kontrolluar më herët në doganë. Dyshohet se 46-vjeçari së bashku me disa shqiptarë të tjerë tentuan të kalonin ngarkesën e madhe te drogës në Itali. Tashmë avokati Islami ka bërë kallëzim penal ndaj drejtorisë së Burgjeve por edhe ekspertit mjeko ligjor për vdekjen e klientit të tij. 

 

Më të lexuarat