BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Aktualitet

Organizoi dasmë në lokalin e tij dhe nuk respektoi masat e COVID-19, e pëson keq 39-vjeçari në Durrës (DETAJE)

Organizoi dasmë në lokalin e tij dhe nuk respektoi masat e COVID-19, e

Një 39-vjeçar në Durrës është proceduar dhe gjobitur pasi organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë.  Kështu shtetasi E.K., banues në Sukth po hetohet në gjendje të lirë.

ISHSH vendosi 1 milionë lekë gjobë për subjektin e tij, duke thënë se në dasmë nuk u respektua distancimi fizik ndaj personave.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin:

E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.

Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.