Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përleshje me armë në Rrugën e Dibrës, plagoset 28-vjeçari në Tiranë

Postuar: 17/07/2017 - 10:34

Policia e Tiranes ka njoftuar sot per nje plagosje ne Rrugen e Dibres. Sipas uniformave blu shenjestra e atentatit ka qene nje 28 vjecar me inicialet V.K.

Policia ka bere te ditur gjithashtu qe nga informacionet e para te mbledhura nga vendi i ngjarjes rezulton se autori i plagosjes eshte nje person rreth 160 cm i gjate i veshur me te bardha.

DEKLARATA

Më datë 17.07.2017, rreth orës 09:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet dhe verifikimet paraprake është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28 – vjeç .

Sipas të dhënave paraprake 28 – vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 19:25

Një furgon me 9 pasagjerë ka mbetur i bllokuar në aksin rrugor Klenjë-Sterblevë në Dibër për shkak të reshjeve të borës.

Postuar: 19/02/2018 - 18:42

Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan ku janë përplasur dy makina.

Postuar: 19/02/2018 - 18:28

Një pikë këmbimi valutor në Rrëshen është grabitur nga dy persona me maska.

Postuar: 19/02/2018 - 18:16

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu dhe Zv/Kryeministrja znj.

Postuar: 19/02/2018 - 17:29

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në afërsi të plazhit të Golemit.

Postuar: 19/02/2018 - 17:11

Mbarëvajtja dhe funksionimi i Universitetit të Tiranës prej disa ditësh ka prodhuar një debat publik, ndërsa kritikave ndaj rektorit Mynyr Koni veç 4 dekanëve, iu është bashkuar

Postuar: 19/02/2018 - 16:53

Disa persona kanë tentuar të vjedhin arkën e një kishe katolike në kryeqytet.