Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përmbytjet, Forcat e sigurisë së Kosovës sërish asistencë dhe ushqime

Postuar: 07/12/2017 - 20:07

Qeveria dhe Forcat e sigurisë së Kosovës kanë akorduar ndihma në mjete dhe asistencë teknike për familjet e zonave të përmbytura nga reshjet e fundjavës së shkuar, si dhe mbështetje për rindërtimin e urave që kanë izoluar fshatrat.

Këtë të enjte, 16 kamionë dhe makineri të rënda kaluan përmes doganës së Morinës, në Kukës, me destinacion zonat e mbuluara nga uji.

Zëvëndës shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneral Dedë Prenga ka falenderuar qeverinë kosovare dhe FSK-në për këtë ndihmë, që ka si qëllim lehtësimin e situatës.

Ndërsa homologu i tij, gjenerali Rrahman Rama ka deklaruar se masat janë marrë në kohë rekord për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Kamionët kanë mbërritur tashmë në 3 fshatra të njësisë administrative të Dermenasit, duke ofruar grurë, misër dhe lëndë të tjera bazë. Ndërkohë, ushqime janë ofruar edhe për 670 lopë e 3.400 dele.

Kjo është hera e tretë brenda pak ditëve që në drejtim të territorit të Shqipërisë kanë udhëtuar ekipe të emergjencave civile të Kosovës, të cilët kanë ofruar asistencë teknike dhe ushqime, kryesisht për njerëzit në zonat rurale dhe bagëtitë e tyre

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 22:58

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë prezantoi nismën e ndalimit të celularëve në shkolla, nga nxënësit por edhe mësuesit.

Postuar: 18/09/2018 - 22:51

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në vend, këtë herë në Tiranë.

Postuar: 18/09/2018 - 22:16

Pak kohë më parë ish-nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba cili u përfshi në skandal, pas publikimit t

Postuar: 18/09/2018 - 21:46

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Doberdol në bjeshkët e Tropojës në

Postuar: 18/09/2018 - 21:39

Një sherr masiv ka ndodhur ditën e djeshme në Babrru.

Postuar: 18/09/2018 - 21:31

Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme rreth orës 21:05 në Shqipëri sipas qendrës europiane sizmiolo

Postuar: 18/09/2018 - 20:54

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në rajonin e Tordinos, pasi rezultonte i shp