Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përmbytjet, reagon bashkia Shkodër: Situata po përkeqësohet

Postuar: 13/03/2018 - 15:55

Reshjet e shiut vazhdojnë në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, ndërsa shumë zona vijojnë të jenë të përmbytura. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të jetë në përkeqësim të vazhdueshëm dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 2050 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç:
Deri në këto momente, janë mbi 560 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 200 ha, fshati Shirq 200 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Dajç (kënetë) 60 ha, fshati Darragjat 40 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mësohet se kalimi i rrugës bëhet i mundur me mjete të larta. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foraxhere dhe jonxhe 245 Ha;
2. Bime dekorative 5 ha;
3. E pakultivuar 310 ha;
Në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje dhe në fshatin Mushan 4 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Njësia Administrative Ana e Malit:
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të jetë e përkeqësuar dhe paraqitet më e rënduar.Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1. Jonxhe 713 Ha
2. Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8. Agrume 1Ha
9. Tunele 1
10. Pemëtore 3
11. Perime 2
12. E pakultivuar 310 Ha
Në njësinë administrative Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit. Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Njësia Administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 170 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1. Fshati Trush 70 ha
2. Fshati Bërdicë e Madhe 50 ha
3. Fshati Bërdicë e Sipërme 50 ha
Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1. Jonxhe dhe foragjere 90 Ha
2. E pakultivuar 80 Ha
Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 120 Ha tokë e ndarë sipas fshatrave si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë Jonxhe+foragjere 40 Ha.
Edhe në zonën e Livadheve janë të përmbytura 50 ha. Ndodhen 6 shtëpi me prezencë uji rreth tyre. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.
Nevojat për bazë ushqimore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
1. Koncentrat 10 t
2. Bar i thatë 10 t
Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.
Edhe pse jo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare. Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë tëterritorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj nevojave emergjente të banorëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 43

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 20:03

Një person ka mbetur i plagosur  me armë zjarri në Mat. Policia është nisur drejt vendngjarjes, por ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe shkaku i kësaj ngjarjeje

Postuar: 17/10/2018 - 19:59

Një tjetër adoleshente zhduket nga banesa e saj.

Postuar: 17/10/2018 - 19:26

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të tr

Postuar: 17/10/2018 - 19:23

Kryeministri Edi Rama ka postuar një tjetër status në Twitter për nismën e fundit të qeverisë, pa

Postuar: 17/10/2018 - 18:41

Zbardhen emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar disa ditë më parë në Itali, gjatë një aksioni

Postuar: 17/10/2018 - 18:21

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, në qytetin e Katanias pasi iu gjet një sasi prej

Postuar: 17/10/2018 - 18:13

Gjatë kontrolleve arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas i shpall