Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pa teknologji, punonjësit shqiptarë u “dembelosën” më tej në 2016-n, përveç ndërtimit

Postuar: 21/02/2018 - 09:53

Bizneset shqiptare kanë punësuar më shumë punonjës në vitin 2016, por, në kushtet kur nuk investojnë në teknologji, kanë marrë më pak prodhim dhe të ardhura prej tyre. Kjo do të thotë që punonjësit shqiptarë kanë rezultuar më pak efektivë, sipas të dhënave të INSTAT, i cili ka matur efektivitetin e fuqisë punëtore, duke llogaritur vlerën e prodhimit për të punësuar. Ky tregues për 2016 është 2,479 mijë lekë për të punësuar nga 2,550 mijë lekë për të punësuar rezultuar në 2015, me një tkurrje prej 2.8%. Rënia e produktivitetit në një kohë që punësimi dhe prodhimi rritet është një tregues i investimit të ulët në teknologji dhe është e dukshme në disa industri si atë nxjerrëse, të energjisë, përpunuese etj.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, rezulton se sektori që ka pasur uljen më të lartë të produktivitetit është ai i industrisë nxjerrëse, nga 6,941 mijë lekë, në 5,750 mijë lekë, me një rënie prej 17%.

Edhe sektori i energjisë, që ka vlerën më të lartë të prodhimit për të punësuar, me 6,363 lekë në vit, pa një rënie të këtij treguesi me 2.7%.

Në rritje ka qenë produktiviteti në sektorin e ndërtimit, ku prodhimi për të punësuar rezultoi 5,343 mijë lekë në vit, me një zgjerim prej 6.4%, apo 319 mijë lekë më shumë. Ndërtimi po tërheq masivisht kapitalet e lira së fundmi, teksa sipërmarrësit vlerësojnë se vetëm ky sektor gjeneron fitime të kënaqshme edhe të shpejta. Edhe nga tregues të tjerë të INSTAT, për fitimet dhe normat e fitimit në ekonomi, ndërtimi rezulton me një normë fitimi prej rreth 12%, e dyta më e lartë në vend, pas shërbimeve. Tregtia, industria përpunuese, transporti e komunikacioni ishte sektorë të tjerë që panë një rënie të prodhimit për të punësuar në 2016-n, përkatësisht me 4.2%, 5.5% dhe 3.2%.

Pozitive janë akomodimi dhe shërbimi ushqimor, ku prodhimi për të punësuar është rritur me 10% (ky sektor po nxitet prej shtimit të turistëve) dhe ai i shërbimeve, ku ky tregues është zgjeruar lehtë me 3.4%.

Sipas INSTAT, prodhimi është aktivitet i ushtruar nën kontrollin dhe përgjegjësinë e një ndërmarrjeje që kombinon burimet në fuqi punëtore, kapital dhe produkte e shërbime për të prodhuar produkte ose kryer shërbime.

Edhe treguesi tjetër, ai shitjet neto për të punësuar, për vitin 2016 kanë pësuar rënie me 3,2 përqind, si rezultat i rritjes së numrit të të punësuarve (7,9 përqind) me një ritëm më të lartë sesa shitjet neto (4.4 përqind).

Që prej vitit 2013, shifrat e INSTAT tregojnë për tendencën e rënien e shifrës së afarizmit dhe të prodhimit për të punësuar (produktivitetit), në një kohë që punësimi dhe prodhimi i përgjithshëm është rritur. Kjo tregon se kompanitë, në mungesë të burimeve të financimit, po investojnë më pak në teknologji dhe si rrjedhojë po marrin më shumë punonjës. Sektorët që po gjenerojnë rritje të punësimit tashmë nuk janë më financat apo telekomunikacionet (që dikur ishin dhe promotorët e investimeve në teknologji), por industritë me kapital intensiv pune./monitor/

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 23:33

Prokuroria e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor ka dërguar për gjykim 9 mjek dhe drejtues të spitalit të Shkodrës, dhe kërkon që të pezullohen nga detyra.

Postuar: 19/09/2018 - 23:01

Për shkak të dëbimit nga Gjermania, një baba kërcënoi të hedhë fëmijën nga dritarja.Kjo është dra

Postuar: 19/09/2018 - 22:33

Pas një kronike të transmetuar nga një emision investigativ ku pretendohet se një punonjës i poli

Postuar: 19/09/2018 - 22:21

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar edhe ngjarjet në Vlorë, veçanërisht të zhdukurit.

Postuar: 19/09/2018 - 22:08

Një banor i fshatit Dukaj, A.K.

Postuar: 19/09/2018 - 21:50

Babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi, djali i të cilit u vra më 11 tetor të vitit të kaluar së bas

Postuar: 19/09/2018 - 21:41

Policia ka ndaluar sot ish-drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri në kuadër të n