
Mblidhet Kuvendi, deputetët kërkojnë interpelancë URGJENTE me kryeministrin Rama, ja çfarë është e paralajmëruar të ndodhë sot

‘Pacientët në Shqipëri po marrin trajnimin e gabuar’, Federata e Mjekëve në Europë i bën kërkesën e fortë Ramës dhe Manastirliut

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2021
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e regjistruar në Gjermani me kryetaren Dr.med. Aurora Dollenberg, e përbërë nga një grup specialistësh të mjekësisë që punojnë në shtetet europiane dhe amerikane, së fundmi kanë ngritur shqetësimin për ndryshimin e protokolleve të trajtimit të Covid-19 në Shqipëri, dhe sipas tyre nuk kanë qenë të duhurat.
Në një letër që i kanë nisur Kryeministrit Rama dhe Ministresë së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shkruajnë se numri i lartë i vdekjeve nga COVID në Shqipëri, sipas tyre, ka ardhur shpesh herë edhe për shkak të trajtimeve të gabuara mjekësore.
Në këtë kuadër, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë apelon që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane, trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19. Po ashtu në letër Federata e Mjekëve kërkon mes të tjerash institucionet përgjegjëse në Shqipëri të publikojnë protokollet e trajtimit.
“Duke u nisur nga raportimet e individëve që janë bërë kundrejt personelit mjekësor per mostrajtim të duhur terapeutik për pacientët me COVID-19 si dhe kërkesat e shumta që kanë ardhur rregullisht nëpërmjet webit të federatës ëëë.amfe-federation.eu për trajtim e mangëta dhe të gabuara ne si Federatë ngremë zërin që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane trajtimin e paciente të sëmurë me COVID-19. Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët COVID-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore, mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të poliklinikave”, thuhet veç të tjerash në letrën e mjekëve shqiptarë në Europë.
Më të lexuarat


Trafik kokaine në Korçë dhe Tiranë, përfundojnë në prangat e policisë 4 persona

Tragjedi e dyfishtë në familjen Seiti/ Ndërron jetë nga COVID babai i 18-vjeçarit që humbi jetën një javë më parë

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

‘Shkurti i zi’/ 406 viktima nga Covid dhe mbi 29 mijë infektime këtë muaj, nesër mblidhet Komiteti Teknik

Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Çfarë po ndodh? Radhë kilometrike në doganën e Morinës

Ekzekutimi në mes të Tiranës i Behar Sofisë, vihen “në sitë” 50 kamera sigurie, ja kush dyshohet se është autori

Ulen rastet e reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit

21 humbje jete në 24 orë e fundit nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Aksidenti tragjik në aksin Fier-Vlorë, zbulohen EMRAT kush është 18-vjeçari që humbi jetën dhe 4 të rinjtë që ndodhen në gjendje të rëndë
