BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x
BREAKING NEWS

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit
x
BREAKING NEWS

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim Basha jep paralajmërimin e fortë

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme
x
BREAKING NEWS

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me Shqipërinë”, Spartak Ngjela zbulon arsyen dhe plas deklaratën e fortë: A do e lejojë Rama këtë?

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me
x
BREAKING NEWS

“Erdogan nuk është hajvan”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e vizitës së presidentit turk dhe bën deklaratën e papritur

“Erdogan nuk është hajvan”, Spartak Ngjela nxjerr
x

Aktualitet

Padia e PD në SPAK për energjinë, reagon administratori i OSHEE: Padituri ose e qëllimshme

Padia e PD në SPAK për energjinë, reagon administratori i OSHEE:

Administratori i OSHEE, Ardian Çela ka reaguar pas padisë që Partia Demokratike ka depozituar në SPAK ndaj tre ndërmarrjeve që operojnë në sistemin e energjisë elektrike. Çela u shpreh se nuk dinte asgjë për këtë padi, por u njoftua nga media. Sipas Çelës, akuzat e opozitës ose vijnë nda padituria ose është një padi e qëllimshme, teksa theksoi se do të vihet në dispozicion të organit të akuzës për përmbushjen e hetimit.

“Jam njohur nga media. Unë e kam parë atë kur PD bëri atë deklarimin dhe unë prapë i kthehem që ose ka bërë nga padituria, ose është e qëllimshme.  Ne nuk blejmë në bursë. FTL e blen energjinë në bazë të strategjisë të formuluar nga enti rregullator.  Tre fashat kanë çmime krejt të ndryshme. Mosblerja në bursë ka dhe një problem tjetër. Duhet ta kesh paranë kesh. Është detyrim, nuk është qejf. Prokuroria do bëjë detyrën e vet”, tha Ardian Çela për RTSH.

Ndërkohë, Çela ka hedhur poshtë edhe akuzat për shitje të energjisë elektrike gjatë muajve korrik dhe gusht duke theksuar se shitja e fundit është bërë në datë 11 qershor. Sipas tij, në muajin qershor, niveli ka qenë mbi kuotën normale.

“KESH shitjen e tepricave e bën i kushtëzuar nga niveli i kuotave, Për herë të fundit KESH ka shitur në 11 qershor. Niveli ka qenë mbi kuotë. Ndryshe do kalonte kuota. Ose rrezikonin portat ose përmbytje”, tha Çela.

Partia Demokratike depozitoi 5 ditë më parë në SPAK padi për energjinë elektrike. Objekt i kallëzimit penal janë drejtuesit e 3 enteve publike, Adrian Çela, Ergys Verdha dhe Erina Rexhepi. Sipas PD-së, të tre janë përgjegjës për keqmenaxhimin e ndërmarrjeve.

Kriza energjetike sipas Partisë Demokratike është krizë korrupsioni dhe keq-menaxhimi, ndërsa shpallja e emergjencës energjetike sipas tyre është mashtrim për të justifikuar rritjen e çmimeve.