BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Aktualitet

Padia e Safet Bajrit ndaj drejtorit të burgjeve, SPAK shpall moskompetencë, e delegon çështjen te Prokuroria e Tiranës

Padia e Safet Bajrit ndaj drejtorit të burgjeve, SPAK shpall

SPAK ka shpallur moskompetencë duke dërguar në prokurorinë e Tiranës kallëzimin e Safet Bajrit kundër Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, pasi ai nuk mori parasysh kërkesën e Bajrit për tu transferuar në burgun pranë familjes. Sipas burimeve, javën e ardhshme pritet që prokurori t'i marrë deklarimet Safet Bajrit, se cilat janë argumentet që ka kallëzuar Ismailin për shpërdorim detyre dhe provat që ai disponon. Gjithashtu sipas letrës me akuzat që Bajri ngrinte kundër Ismailit, pretendon se drejtori i burgut ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk e transferoi për të vuajtur dënimin në një burg afër familjes, pra në Reç të Shkodrës sikur ishte kërkesa, por e la në burgun e Fierit. Bajri pretendon se në burgun e Fierit i rrezikohet jeta nisur edhe nga bindjet e tij politike. Safet Bajri, ose siç njihet ndryshe si “i forti i Shkodrës” është dënuar me 9 vite burg nga drejtësia belge, por nuk mund të ekstradohet për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri.
Operacioni “OAZ”
Në shtator të vitit 2018 Policia e Shtetit në bashkëpunim me ish-Prokurorinë për Krime të Rënda do të trumbetonin në konferenca mediatike, goditjen e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që operonte në Shkodër. Në sajë të këtij operacioni policia arrestoi 11 persona, të cilët i etiketoi si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në atë kohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, gjatë konferencës për shtyp tha se ishin shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë. I pari Enver Bajri, i cili u arrestua disa muaj më pas në Spanjë. Në atë kohë drejtori Ardi Veliu tha se një tjetër personazh kyç në këtë grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam, pasi ishte larguar një javë përpara se të zhvillohej operacioni “OAZ”. “Është provuar në javët e fundit se anëtarët e këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër”, theksoi Veliu gjatë konferencës për shtyp, pas finalizimit të këtij operacioni. Në atë kohë policia tha se grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në Europë. Ndërsa paratë e fituara nga ky aktivitet i investonin brenda vendit. Nga ana tjetër, u tha se për disa nga veprat penale, për të cilat akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshohen edhe nga Policia belge, kryesisht për pengmarrje, gjobëvënie, madje edhe vrasje, ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë e zhvillojnë aktivitetin atje. Pas përfundimit të operacionit “OAZ” rreth një vit e gjysmë më parë, policia tha zyrtarisht se kishte provuar akuzën e vrasjes për dy raste. E para, është vrasja e 15-vjeçares Fabiola Bajri, bashkëjetuese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvrasje 20 vjet më parë, edhe pse e mitura ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave, arma u gjet me fishekë gati për qitje. Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale, me të njëjtën armë që ishte ekzekutuar 15-vjeçarja. Por tashmë kur kanë kaluar gati dy vjet nga operacioni që policia e quajti nga më të suksesshmit, SPAK rrëzoi akuzën e grupit kriminal ndaj personave të lartpërmendur dhe e dërgoi dosjen në Shkodër, ku këta të fundit shuan dje masat e sigurisë ndaj tyre.