BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Aktualitet

Padia për zgjedhjet e 30 qershorit/ Nga legjitimiteti i Voltana Ademit, tek dekreti i Presidentit, zbardhen diskutimet e forta që ndodhën me dyer të mbyllura në Kushtetuese

Padia për zgjedhjet e 30 qershorit/ Nga legjitimiteti i Voltana Ademit, tek

Vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e padisë së Voltana Ademit në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për antikushtetueshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se me shumë gjasë sot nuk do të ketë një vendim, teksa ka zbardhur dhe një pjesë të diskutimeve. Relatore e çështjes është gjyqtarja Fiona Papajorgji, e cila ka bërë dhe prezantimin e saj.

Jordan Daci: Voltana Ademi legjitimohet plotësisht. Në lidhje me thelbin e çështjes, së pari ne pretendojmë se zgjedhjet s’mund të zhvillohen pa dekret presidenti. Bindja Demokratike nuk ekzistonte juridikisht kur u regjistrua si pjesëmarrëse në zgjedhje.

Daci: S’ka pasur fshehtësi votimi për shkak se ka pasur vetëm një kandidat dhe nuk ka pasur opsion për të votuar kundra.

Qytetarëve iu mohua shprehja e vullnetit. Nuk kishte mundësi zgjedhjeje. Në rastin konkret u kufizua mundësia për të ushtruar te drejtat

Fiona Papajorgji: Mund të përcaktoni juridiksionine Gjykatës vetëm lidhur me kërkesën e parë?

Daci: Nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës. (e- çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës, të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre)

Fiona Papajorgji: Në bazë të nenit 8 të shoqatës, anëtarë të saj mund të jenë të gjithë drejtuesit e bashkisë që mund të jenë. Sa anëtarë janë?

Daci: Nuk jam në gjendje ta them këtë?

Përmes kësaj kërkese ju deligjitimoni pjesëmarrjen e bashkive të tjera përmes kësaj kërkese?

Daci: S’ka lidhje, nëse një anëtar që zgjedh të mos jetë pjesë është e drejta e tij.

Xhaferrllari: Kërkimi i kushtetueshmërisë është autonom i juaji si palë ankuese?

Xhaferrllari: Cili është opinion juaj për efektet që ka shkaktuar dekreti i Presidentit, është më efekt të përgjithshëm apo individual?

Daci: Është me efekt të përgjithshëm dhe akti individual administrativ lind pas ngjarjes dhe në këtë rast, akti prodhon ngjarje dhe jo ngjarja të prodhojë akt.

Altin Binaj: Ju thatë që mandati në krye të shoqatës është pa afat…?

Daci: Statuti dhe ndryshimet që iu bënë shoqatës në vitin 2016 përcaktojnë mandatin e kryetares dhe anëtarëve. Organet e shoqatës janë funksionale dhe paguhen.

Daci: Nuk kemi asnjë kërkesë që kemi refuzuar. Do t’i nënshtrohet vlerësimit, pasi vetë logjika e shoqatës nuk është e karakterit diskriminues.

Bledar Dervishi: Presidenti kishte informacion se me 8 qershor mund te provokohej një skenar për destabilizimin e vendit dhe mund të shkohej deri në djegien e parlamentit. Situata mund të përkeqësohej me afrimin e datës së zgjedhjeve. Pasi e vlerësoi situatën nxori dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas kësaj situata në vend u qetësua.