BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

“Pamë shenja te ajo! Nuk kishte oreks dhe mbyllej në dhomë”, flasin familjarët e nuses që vrau vjehrrën në Dibër

“Pamë shenja te ajo! Nuk kishte oreks dhe mbyllej në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Dibër, ku Nazmije Markja është vrarë nga nusja e saj Miranda Markja e cila kishte probleme të shëndetit mendor. Të afërmit e nuses shprehen se kjo e fundit 10 muaj më parë ka qenë në fshatin e tyre për disa ditë dhe ka shfaqur shenja depresioni, nuk hante dhe mbyllej në dhomë. Ata rrëfyen për BW se pasi e kanë çuar në shtëpinë e saj, iu ka treguar burrit dhe njerëzve të tij se kishte nevojë për vizitë.

Autorja e krimit ka vetëm një vëlla që jeton në Tiranë dhe në kushte të vështira ekonomike.

Vajza e xhaxhait të autores tha:

Unë e kam vajzë xhaxhai atë që kreu krimin. Një vëlla ka në Tiranë, dhe ai është me probleme familjare, ka një vajzë të sëmurë dhe është i pamundur, nuk ka gjendje ekonomike që të vijë. Ajo është bijë Klloçishti, bija jonë. Ka dhënë shenja depresioni, kemi dyshuar që është e sëmurë. Ne e kemi konstatuar që 10 muaj këtu. Atë e di familja. Nuk dimë, atje brenda familjes se çfarë ka pasur nuk e dimë. Nuk na shfaqte ndonjë gjë, ne vetëm e shikonim që nuk kishte oreks, mbyllej në dhomë. Ato na dhanë të kuptonim që nuk ishte në rregull dhe e çuam në shtëpi. Ishte nja tre net këtu tek ne dhe e çuam atje se nuk na u duk mirë. I thamë kjo ka nevojë për një vizitë se nuk është mirë.