Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Aktualitet

Pamjet e rënda të qytetarit që tërheq qenin e lidhur pas makinës, reagon i revoltuar Sazan Guri: Unë kam mbledhur fakte!

Pamjet e rënda të qytetarit që tërheq qenin e lidhur pas

Disa pamje të rënda qarkulluan dje nga Durrësi, ku një 50-vjeçar tërhiqte zvarrë me makinë qenin. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë opinionin publik dhe policia ka reaguar menjëherë duke e arrestuar 50-vjeçarin.

Ambientalisti Sazan Guri, i ftuar në ABC e Mëngjesit është shprehur se sjellja e njerëzve ndaj kafshëve tregon se sa dinjitet kemi ne si komb.

“Unë kam mbledhur fakte. Nuk ndodh që qeni të sulmojë, po njeriu ka krijuar një lloj adrenaline që bën sikur mbrohet.

Nuk është qeni që është bërë ashtu, po ashtu e kanë mësuat. Si në një fshat në Kurvelesh që e futi në gropë dhe e ushqente nga lart dhe kur e nxori, i hëngri. Më thuaj ca qeni ke të të them cili je, më thuaj si sillesh me kafshët të them se ca dinjiteti ke si komb”, tha Sazan.

Nga ana tjetër, në një lidhje për direkte me Skype, trajnerja e fitnesit Dorina Mema u shpreh shumë e pikëlluar se personi që e trajtoj qenin në atë mënyrë duhet dënuar jo vetëm me burg.

“Qeni tani është në gjumë se kur unë jam në mëngjes në shtëpi fle, kur dal unë vjen te dera. Ky qen ka ardhur si padashje në jetën time, e  gjeta në një dyqan dhe ishte i pangrënë, mu ngjit te bluzja dhe e mora që mos të ngordhte.

Unë me organizatën e kafshëve kam një lidhje shumë të ngushtë dhe e ndihmoj shumë. Nuk kam asnjë fjalë për ngjarjen në fjalë. Arrestimi i zotërisë është shumë pak se ai është i ulur aty dhe po ha. Nëse qeni paska bërë x gabim pse duhet tërhequr zvarrë, foli dënoje po jo ashtu. Kafsha do vetëm bukë dhe ujë, nuk e kuptoj ku arrin ligësia e njeriut.”