BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Aktualitet

Panik në Tiranë/ Ekzekutimi me armë me silenciator i biznesmenit 66-vjeçar në orët e para të mëngjesit, policia jep informacionet zyrtare

Panik në Tiranë/ Ekzekutimi me armë me silenciator i biznesmenit

Policia e Tiranës ka reaguar për ekzekutimin e 66-vjeçarit sot në Tiranë afër Piramidës.

Sipas policisë, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga shërbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.