BREAKING NEWS

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec
x

Aktualitet

‘Paqe për ty, artist i papërsëritshëm’, Ardit Gjebrea bën dedikimin prekës për vdekjen e Gjergj Xhuvanit

‘Paqe për ty, artist i papërsëritshëm’, Ardit

Kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani. Përmes një statusi në Instagram, Arditi shprehet i prekur që ka humbur një miqtë e tij më të mirë nga koha e Akademisë së Arteve. Gjebrea thotë se është ajo koha pa kthim që të trishton.

‘Trishtim! Gjergj Xhuvani, mik që tek Artet studentë bashkë, admirim i mëpasshëm për suksesin dhe talentin, mëndjen dhe unicitetin e tij - iku... Është ajo ikja pa kthim që të trishton!  Paqe për ty, artist i papërsëritshëm si ty’, shkruan moderatori.