
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berisha: Ja kush ka dhënë urdhër

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Publikohet DOKUMENTI

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe avokatëve

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm ‘maja e ajsbergut’, Meta-Berisha fshehin miliona euro pasuri të pajustifikuara nëpër botë, ja pronat e tyre sekrete në Shqipëri që pritet të sekuestrohen

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ja saga 24-vjeçare e përplasjeve të tij me Berishën dhe tentativa për ta eliminuar në 2019 kur do padiste ish-kryeministrin

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Shqipëria ka hyrë në historinë drejt bashkimit etnik, është koha jonë

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Shkurt 2023

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar bashkimin e etnisë së plotë shqiptare.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ngjela thotë se tani koha është e gjitha e shqiptarëve, pasi pretendon se vendi ynë ka hyrë në historinë e saj të vërtetë drejt bashkimit.
Ai deklaron se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është trembur, pasi pretendon se historianët, filozofët dhe katedrat e historisë, po largohen përditë e më shumë nga historia antishqiptare e faksifikuar.
Sipas tij, rikthimi i të vërtetës historike, për ta risjellë në kohë embrionale historinë e Arbërisë dhe vetë shqiptarizmin, do t'u japë shqiptarëve vendin e tyre në të ndritur në historicizmin modern.
Avokati kërkon të rishkruhet historia e Shqipërisë sipas shkencës moderne, duke lënë në hije të gjithë historiografinë shqiptare të shitur dhe historiografinë e falsifikuar antishqiptare.
Shkrimi i plotë i Spartak Ngjelës:
Historia e Shqipërisë ka qenë njëlloj si historia e atij fëmijës jetim që ka miliarda si trashëgimi ligjore, por që, pikërisht për këtë, duan ta vrasin e ta grabisin komshinjtë, që këta pastaj, me dokumente të falsifikuara nga tradhtarët e fisit të tij, t'i marrin të gjithë floririn që jetimi ka nëpër banka si trashëgimi ligjore dhe historike njëherësh.
Sot, historia e Shqipërisë po e merr ndërkombëtarisht, sipas shkencës së historiografisë moderne, të gjithë të vërtetën historike të fillesës iliro-shqiptare që përbën në fakt vetë fillesën historike të qytetërimit evropian.
Dhe ecuria e kësaj kohe të re do të rishkruajë historinë e plotë të Ilirisë, Arbërisë, dhe Shqipërisë. Dhe kjo tani është një gjë e sigurt.
Shqipëria sot nuk ka me asnjë rrezik të jashtëm për ta arritur të plotë historinë e saj, por ka pengesa të brendshme, që vijnë nga shqiptarët që drejtojnë të dy shtetet edhe Shqipërinë, edhe Shqipërinë e Veriut (Kosovën).
Në historinë tonë në 150 vite rresht Beogradi ka blerë Shkupin, Prishtinën dhe Tiranën, të tria qendrat e Medha të Arbërisë moderne. Kurse tani asgjë nuk bën dot. Tirana politike është e kontrolluar, Prishtna është kryeqyteti i Republikës Shiptare të Kosovës, dhe Shkupi po shkon drejt si kryeqytetit shqiptar i federatës të pritshme të Maqedonisë së Veriut.
E keni parë sesi është katandisur presidenti Vuçiç i Serbisë?
E keni parë konfliktin e brendshëm midis marrëzisë politike serbe në Parlamentin e Serbisë?
E keni dëgjuar serbët e marrë në Parlamentin e Serbisë si sokëllijnë duke thënë që shqiptarët do të na vijnë deri në Nish?
I keni dëgjuar që vijojnë të thonë se Kosova është Serbi kur Kosova ka shpallur pavarësinë që në vitin 2008, dhe është e mbrojtur nga Ombrella Bërthamore amerikane?
E keni parë se sa i trembur është milosheviçiani i degraduar Vuçiç?
Por tani koha është e gjitha e Shqiptarëve.
Shqipëria tani ka hyrë në historinë e saj të vërtetë drejt bashkimit të etnisë së plotë shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Historianët, filozofët dhe katedrat e historisë, që merren me historinë e qytetërimit evropian, po largohen përditë e më shumë nga historia antishqiptare e faksifikuae Shqipërisë. Rikthimi i të vërtetës historike, për ta risjellë në kohë embrionale historinë e Arbërisë dhe vetë shqiptarizmin, do t'u jape shqiptarëve vendin e tyre në të ndritur në historicizmin modern.
Është mu koha e historisë së Shqipërisë të Bashkuar. Dhe kjo kërkon nga Tirana dhe Prishtina patriotizëm, intelekt të lartë politik, mbështetje të Shteteve të Bashkuaratë të Amerikës, dhe guxim patriotik nga ata që drejtojnë të dy shtetet shqiptare.
Duhet njëherësh të rishkruhet historia e Shqipërisë sipas shkencës moderne, fakteve historike dhe gjuhësisë moderne, duke lënë në hije të gjithë historiografinë shqiptare e shitur, dhe historiografinë e falsifikuar antishqiptare.
Janë tre figura të mëdha historike që kanë ndriçuar me strategjinë ushtarake dhe trimërinë e tyre historinë moderne të Evropës.
Më të lexuarat


Temperaturat ideale për plazh! Ja sa do shënojë termometri ditën e nesërme

“Drogën e merrnin nga.../ Detaje nga grupet kriminale, ja zonat kryesore ku vepronin në Tiranë

Pas vendimit për Fatmir Mediun në GJKKO, reagon menjëherë Zamira Durda

Sa para duhet të kursejmë në varësi të moshës? Ekspertët kanë një përgjigje interesante për të gjithë ju

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Çështja Kosovë-Serbi, Borrell: Marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet, nuk ka vend për dyshime

‘Mall Holande mo lale, s’mbaj gjo të keqe unë mor burrë’, zbërthehen prapaskenat e shitjes së drogës në Tiranë! Si ‘cjapi te kasapi’ te i infiltruari i policisë (BISEDA)

"Ti kujtohesh në fund o vëlla"/ Dalin përgjimet, si i futi agjenti i infiltruar në kurth trafikantët e kryeqytetit

Nuk ndalen dridhjet e fuqishme/ Tërmetet vazhdojnë të shkundin sërish Turqinë, ja sa ishin magnitudat

Tragjedia e Gërdecit/ Çfarë pritet të ndodhë me ish ministrin Mediu ditën e sotme, zbardhet lëvizja e minutave të fundit
