BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Paralajmërimi i profesor të njohur të ekonomisë: Vitin tjetër çmimi i grurit do të jetë 27% më i lartë

Paralajmërimi i profesor të njohur të ekonomisë: Vitin

Profesori i fakultetit të ekonomisë, Sherif Bundo ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ku ka folur për problemet që fermerët shqiptarë hasin aktualisht në tregtimin e produkteve që prodhojnë.

Duke marrë shembullin e qershisë, një frut i stinës që fillimisht u shit me çmime të çmendura në tezgat e shitësve me pakicë, Bundo tha se “ka një sërë hallkash nga fermeri deri te konsumatori që nuk funksionojnë” në ekonomi dhe prej tyre të humbur dalin fermerët.

“Skema e krijuar nuk funksionon. Fermeri nuk ndodhet në kushtet e të qenit i kënaqur se po fiton diçka të arsyeshme, por në kushtet e heqjes së stresit duke hequr qafe produktin se mund t’i kalbet”, tha Bundo.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria e Shqipërisë aktualisht nuk di të krijojë politika për të mbështetur produktin vendas dhe madje prodhimi është i varur nga infrastruktura e ndërtuar në kohën e komunizmit.

Analiza e plotë e profesor Bundos:

Zinxhiri i produkteve ushqimore, kryesisht prodhimet bujqësore dhe blegtorale është ndërtuar në një mënyrë jofunksionale. Po e përdor termin për të qenë pak më etik sepse duket që është ndërtuar një skemë por nuk funksionon. Ka një sërë hallkash nga fermeri deri te konsumatori. Ka një grumbullues, shitës shumice, tregtar pakice. Lidhjet midis prodhuesit , konsumatorit dhe tregut janë shumë të dobëta. Stimuli që shkon nga tregu te prodhuesi nëpërmjet këtij mekanizmi është shumë i dobët. Nëse do kishte vetëm 3 hallka do ishte shumë më mirë. Por në vendet perëndimore ka vetëm 2 hallka dhe prodhuesit dalin direkt në treg. Ata janë stimuluar nga qeveria dhe u është dhënë mundësi që 3-4 prodhues por edhe dhjetë prodhues të kenë njësinë e tyre tregtare për të dalë direkt në treg. Ata e dinë shumë mirë kërkesën dhe tekat e tregut. Më e rëndësishme që nuk ka hallka të ndërmjetme burokratike dhe spekulative.

Është bërë një studim dhe nëse themi se çmimi përfundimtar i tregtimit të një produkti blegtoral është 100, themi se 40% shkon e prodhuesi por është akoma më keq se kaq. Po marr rastin e qershisë. Për të bërë një normë në produktin e qershisë një punëtori i duhet të mbledhë 30 kg qershi në ditë. Nëse vjelë 30 kg ai shpërblehet me pagën e një ditë që është minimalisht nga 1500 deri në 2000 lekë në ditë. Por atij i duhet ta shesë me 50 lekë. Pra 30 kg shumëzim me 50 lekë, ai merr vetëm 15 mijë lekë. Pra cili është fitimi i fermerit, që është nga Skrapari dhe do ta çojë deri në Lushnje që është tregu, apo ai i Kolonjës në Korçë. Tani grumbulluesi do marrë 25 lekë, dhe e bleu me 50 lekë. Fermeri u angazhua gjithë vitin kurse ky tre ditë, me normë fitimi 50% ndërsa fermerin me zero.

Ky është abuzimi se këta kanë infrastrukturë se janë edhe të asistuar nga shteti. Pse kemi nevojë ne për shtet, për të vendosur ekuilibra. Ne kemi nevojë për shtet që këtë bashkëjetesë në komunitet ta vendosë në shina dhe të gjitha hallkat të jenë në vendin e tyre.

Unë jam dakord që këta mjetet infrastrukturën dhe magazinat, por këto norma fitimi janë shumë të larta. Ai kur qarkullon produktin fiton me një normë të lartë pasi e qarkullon 8 herë. Vijmë te tregtari i pakicës që merr edhe më shumë risqe se këta të tjerët. Kjo tregon se skema e krijuar nuk funksionon. Fermeri nuk ndodhet në kushtet e të qenit i kënaqur se po fiton diçka të arsyeshme, por në kushtet e heqjes së stresit duke hequr qafe produktin se mund t’i kalbet.

Shteti çfarë fitimi ka që mbështet këta grumbulluesit?

Shteti nuk është i qartë në çfarë bën. Që të jemi të qartë duhet që lokomotivën e ekonomisë duhet ta bëjnë ata që njohin politikat. Botën e shtyjnë përpara idetë. Idetë prodhohen në ato laboratorë që quhen shkolla, akademi dhe politikat e Ministrisë së Bujqësisë duhet të hartohen aty. Ne kemi Universitetin Bujqësor. Nuk e ka mundësin shteti ynë të bëjë politika luksi por nuk kemi as komoditetin që të bëjmë indiferentin dhe të merrmi gjithmonë me zgjidhjen e emergjencës. Ne nuk bëjmë politika. Ne nëqoftëse do të bënim politika duhet të mendonim për çfarë do mbillnim në shtator dhe të korrurat e verës së ardhshme.

Ka direktiva të përgjithshme për fermerët se çfarë duhet të mbjellin ose jo?

Unë nuk po shoh, tregu është shumë mjeran se këtu te ne thonë që duhet ta vendosë tregu këtë. Po ky treg solli skemat piramidale, ekonominë e kioskave. Nuk ishte tregu problemi, por politikat e strukturave që nuk duhet ta imponojnë tregun por duhet ta udhëheqin. Këtu ne në fushën e prodhimit blegtoral dhe bujqësor kemi dhe fenomene të tjera që kanë të bëjnë e infrastrukturën, pronësimin. Ne jemi akoma duke përdorur frytet e atyre që janë ndërtuar në sistemin e kaluar. Këtu nuk ndërtohen më rezervuar apo ujësjellës. Ne vetëm menaxhojmë ato që na kanë lënë. Ne kujtohemi t’i bëjmë punët kur ngecim. Ne kujtohemi për turizmin tani, kur në botë e nisin një vit më përpara. Por kontratat e bujqësisë në bursë kanë nisur që tani për vitin tjetër. Sot çmimi i grurit për vitin e ardhshëm është 27% më i lartë se vitin që po kalon. Pse s’ndërhyn shteti, qeveria. Kur mendon qeveria se do jetë momenti më i përshtatshëm për të ndërhyrë? Ky parcelimi që përmenda pak më lartë e ka diktuar prodhimin bujqësor të jetë i fraksionuar dhe të mos jetë i shërbyer në mënyrë intensive që për rrjedhojë të mos kemi rendimente të larta.

Më të lexuarat