BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Aktualitet

Parandalohet krimi në familje/ Dy vëllezër në Lezhë tentojnë të vrasin vjehrrin e motrës

Parandalohet krimi në familje/ Dy vëllezër në Lezhë

Një ngjarje rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë. Dy vëllezër A. K. dhe E. K. kanë rrahur vjehrrin e motrës dhe më pas kanë tentuar të marrin armët e zjarrit në banesën e babait të tyre për të qëlluar ndaj tij.

Dyshohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur në banesë ku kanë konstatuar dy të rinjtë e moshave 27 dhe 29 vjeç duke dhunuar 53-vjeçarin. Në banesë policia ka gjetur një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në pranga bashkë me dy vëllezërit është vënë edhe babai i tyre i cili tashmë do të hetohet për armëmbajtje pa leje ndërkohë që ndaj dy të rinjve rëndon akuza për dhunë në familje. Materialet hetimore pritet t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë


“Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit. Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.


Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “, njofton policia.

Më të lexuarat