BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Aktualitet

Parandalohet një krim? Policia kap laçianin me armë dhe një krëhër me 30 fishekë luftarak, por detaji te pushka i la me sy hapur

Parandalohet një krim? Policia kap laçianin me armë dhe

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 21-vjeçar pasi i gjetën një armë zjarri, pushkë, të cilën kishte planifikuar ta përdorte në një ngjarje kriminale. Pasi pa që policia po e ndiqte, i riu e hodhi armën e zjarrit me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes, por në fund u kap.

Ajo që bie në sy ka të bëjë me modifikimet që i riu i kishte bërë armës së zjarrit.Siç duket edhe nga fotoja e publikuar nga policia, ai i ka hequr asaj qytën si edhe një pjesë të grykës me qëllim shkurtimin e armës.

Po ashtu, i riu i kishte vendosur pushkës një karikator kallashnikovi, kurse në fund i ka vendosur edhe një dorezë duke e kthyer nga pushkë në automatik.

Njoftimi i Policisë

Kurbin / Falë bashkëpunimit me qytetarët, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”

Lëvizte me armë zjarri pushkë me vete, të gatshme për qitje, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike, vihet në pranga 21-vjecari.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pushkë, të cilën, i arrestuari e hodhi sapo pa punonjësit e Policisë.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas denoncimit të marrë për një shtetas që lëvizte në Laç, me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën, në kuadër të operacionit policor “Gjurmimi” dhe kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 21 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”, pasi u kap afër banesës së tij, me një armë zjarri pushkë me vetë, të cilën e ka hedhur sapo ka parë punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë dhe një krehër me 30 fishekë luftarakë në të.