Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Parashikimi për stuhinë e fuqishme në Mesdhe, ambientalisti Sazan Guri tregon a preket Shqipëria apo jo

Parashikimi për stuhinë e fuqishme në Mesdhe, ambientalisti Sazan

Meteorologët kanë parashikuar se një stuhi e fuqishme do të prekë zonat mesdhetare më 18 shtator.

Stuhia tropikale pritet të sjellë erëra të forta që mund të arrijnë deri në 200 km/h. Ekspertët kanë parashikuar se stuhia do të prekë brigjet e Italisë Jugore, por edhe jugun e Greqisë. Duke qenë se vendi ynë ndodhet fare pranë këtyre dy vendeve, u rrit tensioni se stuhia mund të përfshijë dhe Shqipërinë.

Por sipas ambientalistit Sazan Guri, nuk ekziston asnjë mundësi që vendi ynë të preket nga uragane apo ciklone. Ai pretendon se e bazon argumentimin e tij në të dhëna që datojnë në vitet 300, para lindjes së Krishtit.

“Mesdheu nuk preket nga uraganet. Mesdheu ka racë të bukur, se është Mesdhe është e bukur, se jemi afër detit. Ata janë tani (flet për italianët e grekët), ne po flasim për 20 mijë vjet. Nuk ka ndodhur, nuk ka shënime, është matur nga vitet 300 para Krishtit dhe nuk ka pasur tsunami. Mos u mat me natyrën, njeriu duhet të dijë aq sa për ta njohur natyrën, po ta njohësh natyrën atëherë adoptohesh me të”, u shpreh Sazan Guri.