Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas ankesave të banorëve hapen kamerat, 50-vjeçari u mbajt në vëzhgim dhe u kap mat. Çfarë bënte te kompleksi i pallateve. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Video: 

Postuar: 18/11/2019 - 15:55

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shtetas për vjedhje dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për përvetësim të mallrave të vjedhura.

“Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin dhe këqyrjes së pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi i autorit të vjedhjes në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit”- njofton policia.

Behet fjale per arrestimin e shtetasit A. H., 50 vjeç i cili u mbajt nën vëzhgim dhe me pas u arrestua ne flagrance.

hajdut

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, pas denoncimit të marrë nga qytetarët, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Autori i dyshuar, shtetasi A. H., 50 vjeç është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv.

Si rezultat i veprimeve të kryera, janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e vjedhura nga ky shtetas, konkretisht shtetasit Sh. Xh. e P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për “Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë nga administratori i një magazine private janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Shefqet Musaraj” këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në magazinën e një rrobaqepsise.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 14:30

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se ajo që kryeministri Rama e ka quajtur KÇK ekziston dhe vepron më së shumti në gjykatat e rretheve.

Postuar: 11/12/2019 - 14:18

Prokuroria tashmë ka në dorë akt-ekspertimin e ADN-së për Redjan Rrajën.

Postuar: 11/12/2019 - 13:59

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi edhe dëme të mëdha edhe në banesa.

Postuar: 11/12/2019 - 13:57

Moti për orët në vazhdim dhe ditën e nesërme sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ul

Postuar: 11/12/2019 - 13:38

Vettingu në polici këtë të mërkurë ka nisur me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, T