Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas ankesave të qytetarëve, qeveria investon 500 mijë euro në këtë aks rrugor

Postuar: 14/09/2018 - 10:19

Në të gjithë gjatësinë prej 7 kilometrash të segmentit rrugor Melgushë-Mjedë po ndërhyhet për vendosjen e sinjalistikës rrugore, dhe masave të sigurisë rrugore në të gjithë gjatësinë e rrugës.Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, bashkë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtmem Ditmir Bushatim dhe drejtorin e Autoritetit Rrugorm Afrim Qendrom inspektuan investimet që po kryhen në segmentin rrugor Melgushë-Mjedë.

 
“Këtu jemi në segmentin Melgushë-Mjedë, segment që ka patur një problematikë të madhe me sigurinë rrugore. Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe projektin që kemi, kemi filluar nga puna për investimin në barrierat mbrojtëse, për sinjalistikën verfikale e horizontale dhe për riparimin e të gjitha defekteve që janë në elementët e sigurisë rrugore. Është një investim prej 500 mijë eurosh i cili ka filluar dhe brenda 45 ditësh besoj do ta mbyllim duke i rritur sigurinë gjithë këtij segmenti rrugor”, theksoi drejtori i ARRSH-së.
 
Ministri Gjiknuri vuri theksin tek gatishmëria e qeverisë për të ju përgjigjur menjëherë kërkesave të komunitetit për ato akse rrugore ku shfaqen problematika.
 
“Ka të bëjë me rritjen e sigurisë rrugore, përmirësimi I sinjalistikës që është pjesë e programit të mirëmbajtjes që ka nisur qeveria shqiptare këtë vit nga veriu deri në jug. Këtu në Qarkun e Shkodrës po adresojmë disa segmente rrugore shumë të rëndësishme për qytetarët. Praktikisht, kjo është një nga rrugët që edhe në përgjigje të sensibilitetit të komunitetit po vendosen barrierat mbrojtëse dhe gjithë pjesa e sigurisë. Ky proces do të përmbyllet shumë shpejt dhe do të kemi një rrugë brenda standardeve të kërkuara”, premtoi ministri Gjiknuri.
 
Ndërkaq, ministri Bushati u shpreh se kjo ndërhyrje në infrastrukturë është në vazhdën e të tjera investimeve që qeveria ka ndërmarrë edhe për Bashkinë e Vaut të Dejës.
 
Gjatë ndërhyrjes në Melgushë-Mjedë parashikohet që të kryhet riparimi i shtresave asfaltike në pjesët e dëmtuara; vendosja e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore në gjatësinë e rrugës, vizimi i ri termoplastik, instalimi i barrierave mbrojtëse, instalimi i delineatorëve, rifreskimi i sinjalistikës horizontale e vertikale ashtu sikurse riparimi i kanaleve të drenazhit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 22:47

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë i ndodhur rreth orës 20:45 mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Mjedë ku një makinë u përplas me motor.

Postuar: 23/09/2018 - 21:47

Njëri nga autorët që dhunuan barbarisht gruan 55 vjeçare në Durrës ka rënë në prangat e Policisë.

Postuar: 23/09/2018 - 21:24

Një aksident tragjik ka ndodhur në Vaun e Dejës në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Postuar: 23/09/2018 - 21:23

Një 34 vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi ka shtirë në ajër me armë si dhe ka kërcë

Postuar: 23/09/2018 - 21:02

Policia e Elbasanit ka identifikuar autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vend

Postuar: 23/09/2018 - 20:52

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së një makine me një motor.

Postuar: 23/09/2018 - 20:44

Pas arrestimit të Safet Bajrit në Shqipëri, ministri i Drejtësisë belge Koen Geens është shprehur