BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Aktualitet

Pas arrestimit nga Policia të personave që donin ta vrisnin, vjen reagimi i biznesmenit të njohur, bën kërkesën urgjente: Të zbulohet urdhëruesi! T'i shkojnë deri në fund tentakulave të krimit

Pas arrestimit nga Policia të personave që donin ta vrisnin, vjen

Pas njoftimit të Policisë së Shtetit për arrestimin e katër personave të dyshuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit të njohur Andon Dhima.

Dhima ka falenderuar policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes ndërsa thekson se kërkon të zbulohet urdhëruesi i këtij atentati.

“Te dashur miq, sot ne megjes nga edicionet e lajmeve mesova kapjen e 4 personave te dyshuar si autore te atentatit te deshtuar ndaj meje.
Pershendes policine e shtetit per veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes, ne menyre te vecante efektivat e komisariatit nr. 2 dhe prokuroren e ceshtjes.
Inkurajoj institucionet ligjzbatuese ti shkojne deri ne fund tentakulave te krimit dhe mos ndalen perpara asnje presioni apo shantazhi te drejtuesve te caktuar mediatike te lidhur me krimin. Nje falenderim per mediat qe besuan te verteten dhe ata qe e fshehen ate dhe gjeten dhe alibi se atentat te deshtuar nuk kishte. Une i qendroj te gjitha deklarimeve te meparshme ne lidhje me kete ngjarje dhe pres zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdheruesit”, shkruan Dhima në një postim në rrjtet sociale.