BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Aktualitet

Pas dënimit me shërbim prove, Luan Daci nuk bie dakord dhe bën një tjetër lëvizje urgjente ndaj GJKKO-së

Pas dënimit me shërbim prove, Luan Daci nuk bie dakord dhe bën

Vendimi i Shkallës së Parë për Luan Dacin ishte për 12 muaj shërbim prove. Anëtari i pezulluar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ka apeluar vendimin më të fundit.

Daci me anë të avokatit të tij ka bërë me dije se ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë, e cila e gjeti atë fajtor për “falsifikim dokumentash”.

Çështja ndaj tij është regjistruar dje nga ana e gjykatës së posacme të Apelit dhe kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova. Pas ankesës tashmë Daci pritet që të përballet me Apelin e GJKKO-së, ku ai do të kërkojë pafajësi.

Ndërkohë që gjykata nuk ka caktuar ende një datë për zhvillimin e seancës së parë. Kujtojmë se fillimisht SPAK kërkoi për gjyqtarin e KPA-së dënim e tij me 1 vit burg, por kërkesa u pranua pjesërisht nga gjykata. Sipas SPAK Daçi ka fshehur një vendim të shkarkimit të tij në vitin 1997. Gjyqtari i KPA-së u pezullua nga detyra në muajin korrik, pas kallëzimit në SPAK të anëtarit të KLP-së, Besnik Cani.

Gjithashtu kallëzim në SPAK, ka bërë edhe ish prokuroria e Tiranës Antoneta Sevdari dhe gjyqtari i Gjykatës së Durrësit Ervin Metalla. Pasi u mor i pandehur, Daci u pezullua nga detyra nga Gjykata e Posaçme, por Apeli e riktheu atë sërish në detyrë. Por, KPA, vendosi pezullimin e gjyqtarit derisa ai të marrë një vendim të formës së prerë nga ane e GJKKO-së.

Më të lexuarat