BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Pas dështimit të vaksinimit me detyrim, Komiteti i Ekspertëve aplikon dozën e tretë, në shtetet e imunizuara nuk ndalen infektimet dhe vdekjet

Pas dështimit të vaksinimit me detyrim, Komiteti i Ekspertëve

Vaksinimi me detyrim në vend, për disa kategori të caktuara, bëri që shumë persona të merrnin dozat e vaksinës edhe pse ishin kundër. Ata që dolën kundër vaksinimit me detyrim ishin edhe studentët, ku shumë prej tyre nuk pranuan të merrnin vaksinën kundër Covid me detyrim për t’u futur në auditor. Por, mesa duket vaksinimi me detyrim nuk po jep efekte, pasi kjo nuk i ka ndaluar studentët që të futen në auditorët e universiteteve edhe pse nuk kanë bërë ende vaksinën apo nuk kanë një certifikatë vaksinimi. Kështu pas dështimit të vaksinimit me detyrim, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur lejimin e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës. Këtë e bëri të ditur kryetarja e komitetit Mira Rakacolli, e cila u shpreh se kjo dozë do të injektohet jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë dhe do të fillojë të aplikohet nga data 1 nëntor. Po ashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikoi dje vendimin për të lejuar edhe vaksinimin e fëmijëve mbi 16 vjeç, me konsensusin e prindërve dhe atyre 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit. “Ne sugjerojmë që do vazhdojë të mbetet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës. Po ashtu vendosim që personat që janë mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë, jo më herët se 6 muaj kur kanë bërë dozën e dytë, duke filluar nga data 1 nëntor. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për t’i vaksinuar me konsensusin e prindërit. Do ftojmë për vaksinim edhe fëmijët 12-15 vjeç që kanë sëmundje me ulje të imunitetit”, tha Rakacolli. Por, pavarësisht një përkeqësimi të lehtë të tregueseve të pandemisë, ku në javët e fundit është vënë re një rritje e rasteve të infeksionit, Rakacolli u shpreh se masat shtrënguese do të mbeten po njësoj. “Komiteti i Ekspertëve mendon se me gjithë këtë përkeqësim të lehtë, niveli i masave shtrënguese mbetet njësoj, masat shtrënguese u përgjigjen indikatorëve, tërheqim vëmendjen për zbatimin me rigorozitet”, tha ndër të tjera Mira Rakacolli.

Vaksinimi masiv nuk ul infektimet

Ndërkohë, në shumë shtete edhe pse ka pasur vaksinim masiv të popullsisë vijon që të jetë i lartë numri i infektimeve po ashtu edhe i jetëve të humbura nga Covid. Kështu, në Angli numri i rasteve të reja ka shkuar deri në 50 mijë raste edhe pse është një vend që ka aplikuar vaksinim të lartë të popullsisë. Në Belgjikë vend në të cilin po ashtu, është aplikuar vaksinimi i popullsisë në masë, ka një numër të lartë infektimesh, rreth 6 mijë. Ndërkohë Izraeli, i cili është edhe vendi kampion sa i përket vaksinimit masiv, pak javë më parë ka pasur numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid. Ndërkohë, studimet nga Izraeli tregojnë se vaksina nuk ndal infektimin me Covid-19, ndërsa imuniteti natyral zgjat më shumë sesa imuniteti i krijuar nga vaksina. Studimet kanë treguar se imuniteti natyror i krijuar pasi një individ ka kaluar Covid-19 është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga virusi pa pasur nevojë për vaksinë.