BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Pas dhënies së vendimit, Safet Bajri transferohet tek 313

Pas dhënies së vendimit, Safet Bajri transferohet tek 313

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë "arrest me burg"  për 3 anëtarë të grupit Bajri: Ismet Idrizi Denis Brajovic dhe Klaudio Hoxhalli.

Këta të tre nuk ishin pjesë 6 personave të  cilët dolën dje para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë dhënë para arrestimit të tyre.

Gjithashtu Safet Bajri u njoh sot edhe me akuzën ‘armëmbajtje pa leje’ dhe poseidim të 0.3 gr kanabis që u bllokua gjatë operacionit të premten e javës së kaluar.

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi mbajti seancën me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. 

Pas dhënies së vendimit Safet Bajri është dërguar në ambientet e burgut 313 ndërsa tre të tjerët u dërguan në paraburgim.

Avokatët e të pandehurve pretenduan se provat e prokurorisë nuk ishin të mjaftueshme për ti mbajtur në burg klientët e tyre dhe deklaruan se do të apelojnë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë dje u dha masa e sigurisë për Safet Rustemi, (Bajri) Emra Plaku, Ilir Bajri, Armir Grima, Astmer Bilali dhe Fabjon Rexhepi dhe vijon të jetë në kërkim Enver Bajri, 45 vjec që konsiderohet si koka e grupit kriminal dhe Nelson Hyka, 34 vjeç.

Për dy të arrestuarit në Roterdam të Holandës,  Behar Brajoviq (Bajri) dhe  Samet Halluni kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.