BREAKING NEWS

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’, zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Etilda Gjonajt dhe bën kërcënimin e fortë për negociatat

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’,
x

Aktualitet

Pas Endrit Dokles, lirohet nga burgu një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, mësohet çfarë qëndron pas këtij vendimi të Gjykatës  

Pas Endrit Dokles, lirohet nga burgu një tjetër anëtar i

Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, Sardian Sulejmani, i cili ka qenë i dënuar me 25 vite burg është liruar nga burgu. Mësohet se Sulejmani është lënë i lirë që prej Tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Gjykata i ka falur 5 vite burg për sjellje të mirë.

Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që e ka dënuar Sulejmanin me 25 vite burgim në vitin 2014 nën akuzën e “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës ngjarje të ndodhura në gusht të 2005 dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë.

Për të dyja këto krime që është dënuar Sulejmani ishte dënuar dhe Endrit Dokle, nga gjykata, pasi dy miqtë kanë bashkëpunuar në këto ngjarje kriminale.

Ndërkohë që Dokle u lirua pak ditë më parë nga ana e Gjykatës së Krujës, me një vendim të gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila tashmë pritet të vendoset nën një hetim nga ana e prokurorisë, nën akuzën e kurrupsionit.

Ka qenë gjyqtari i Fierit Piro Sota, ai që ka vendosur t’i pranojë kërkesën për lirimin me kusht Sulejmanit, duke i falur këtij të fundit masën e dënimit të mbetur prej 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim.

Kujtojmë se me të njëjtën skemë të lirimit me kush, përfitoi daljen nga burgu dhe vetë kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha.

Ndërkohë që një nga argumentet që ka përdorur Gjykata në lirimin e Sulejmanit, është fakti se babai i tij jeton i vetëm.

“Familja e Barjam Sulejmanit, babai i Sardian Sulejmanit, është e përbërë nga dy anëtarë Sardiani dhe Barjami. Babai, Bajrami jeton i vetëm pasi Sardiani i biri, ka vite që ndodhet ne burg. Kjo familje është banore e lagjes Konferenca e Pezës, Njësia Administrative nr.2 Fier dhe gëzojnë respekt në komunitetin ku jetojnë. Nëna e kërkuesit ka vdekur në spitalin e Durrësit në 12 nënëtor 2016, ndërsa vëllai i ka vdekur në vitin 1999”, thuhet në një pjese te vendimit të Gjykatës.