BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Aktualitet

Pas ‘ish Bllokut’, këto zona të tjera të Tiranës rrezikojnë mbylljen

Pas ‘ish Bllokut’, këto zona të tjera të Tiranës

Krahas ish-Bllokut, zona Covid dhe me rrezik më të shtuar në Tiranë janë “Komuna se Parisit”, “Kodra e Diellit”, Astiri dhe Kamza. 

Ndërsa Komiteti i ekspertëve paralajmëroi dje se lokalet tek ish-Blloku mund të mbyllen pas orës 22:00, për një periudhë të caktuar, ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini nuk përjashton mundësinë që masat kufizuese të shtrihen edhe në pjesë të tjera të Tiranës, për të mos shkuar në karantinë totale apo edhe gjeografike edhe pse kjo masë nuk përjashtohet.

“Është duke u vlerësuar shpërndarje gjeografike e virusit në Tiranë, por edhe në nivel kombëtar. Duhet të ezaurojmë të gjitha opsionet më përpara, pavarësisht se karantina mund të shikohet si një element kufizues i transmetimit të Covid, por do të jetë opsioni i fundit për t’u gjykuar”, tha Tomini për ‘TV Klan’.

Më të lexuarat