BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Aktualitet

"LSI tradhtoi të majtën"/ Veliaj: Anëtarët në çdo njësi po afrohen me PS. Partia e Metës me partinë e Saliut gropë në çdo sondazh

"LSI tradhtoi të majtën"/ Veliaj: Anëtarët në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun, mori shembullin e Laprakës, ku u takua edhe me të rinj të sapoanëtarësuar në Partinë Socialiste, për të treguar se bashkimi është garanci për fitoren dhe që vendi të ecë akoma më shumë përpara.

“Unë besoj fort që në Laprakë, ku LSI është bashkuar me ne, tek Njësia 8, ku LSI është bashkuar me ne, në Zall Herr ku LSI është bashkuar me ne, në Farkë ku LSI është bashkuar me ne, tek Njësia 2 me Elez Gjozën, ku LSI është bashkuar me ne, do kemi rezultatin më të mirë dhe do provojmë që kur njerëzit bëhen bashkë, si një familje, mendojnë për njëri-tjetrin, qe të gjithë te ecim përpara,” tha Veliaj, duke shtuar se nuk janë anëtarët që e braktisën LSI-në, por ishte lidershipi i LSI që braktisi parimet dhe të majtën.

“Ne kishim një kontratë. Ishim në një marrëveshje. E majta e gjitha ishte e bashkuar. Nuk kishte shans të vinte kurrë më në pushtet koalicioni i mykut, i tarracave që pikonin, i çerdheve si mos më keq, i hapësirave e këndeve të zaptuara. Por kur ti tradhton të majtën dhe thua: “t‘i marr votat si i majtë dhe pastaj t’ia çoj tek prehri i Saliut”, kjo është tradhti,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se edhe sondazhet e rendisin tashmë PD-LSI si koalicionin e humbësve.

“Pas koalicionit, janë edhe më gropë në sondazhe, se është koalicion i humbësve,” u shpreh Veliaj.

Më të lexuarat