Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas konfliktit të çastit vlonjati nxjerr armën, si u parandalua tragjedia dhe çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Postuar: 23/05/2019 - 14:28

Policia e Vlorës ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti. Në pranga ka rënë një shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia ka bërë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 – vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 23:21

Këtë të martë emisioni “Dritare me Rudinën”  është karakterizuar me debate dhe akuza të forta, ndërsa nuk kanë munguar edhe “surprizat”.
 

Postuar: 25/06/2019 - 22:23

Deputeti Lefter Maliqi ka debatuar ashpër me aktorin Laert Vasili, lidhur me situatën e tensionua

Postuar: 25/06/2019 - 21:52

Një person është dhunuar mbrëmjen e sotme në Korçë nga policia.

Postuar: 25/06/2019 - 21:29

Dalin notat e provimit të dytë të Maturës Shtetërore 2019, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Postuar: 25/06/2019 - 20:08

Gazetari i Bild, Peter Tiede ka reaguar sërish pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se ka dorë

Postuar: 25/06/2019 - 19:41

Një 55 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në kufi para në mënyrë të pal

Postuar: 25/06/2019 - 18:39

Është çarë sërish kordoni i policisë në protestën në Kukës.