BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

Aktualitet

Pas largimit nga detyra të kreut të AKEP, Ilir Zela i dërgon letër Gramoz Ruçit, cilët janë shkaqet

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela, është larguar nga detyra. Mësohet se kreu i AKEP ka dhënë dorëheqjen për arsye personale

Lirimi i tij është bërë zyrtar tashmë, pasi është publikuar vendimi nga Këshilli i Ministrave, i cili ka vendosur propozimin e Kuvendit për lirimin e z.Ilir Zela, anëtar, i caktuar kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Pas dorëheqjes Zela i ka dërguar letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, ku në letër shkruan se nuk lidhet me shkaqe personale.

Zela e mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2017, duke zëvendësuar në këtë detyre Pirro Xhixho.