BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Aktualitet

Pas më shumë së tre muajsh, nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë

Pas më shumë së tre muajsh, nesër rifillon fluturimi i

Pas më shumë së tre muajsh, ditën e nesërme rifillon fluturimi i parë me Anglinë.

Ndërkohë, TIA, në një njoftim për mediat ka udhëzuar pasagjerët që të kenë parasysh disa hapa, ku mes tyre udhëtarët duhet të paraqiten me testin negativ të Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Në njoftim thuhet për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim.

Njoftimi I plotë:

‘Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:
1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.

2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit

3. Vërtetimi se se keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 pasi të keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Referohuni ju lutem edhe këtij linku.
https://quarantinehotelbookings.ctmportal.co.uk/


4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…


5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.’- njofton TIA.