Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas përplasjes së makinave, kërcet arma në Vlorë/ Si u zbulua në spital ngjarja e rëndë. Kunati i 25 vjeçarit qëlloi pas aksidentit me…(Detajet e plota)

Postuar: 18/11/2019 - 15:22

Katër persona janë vënë në pranga lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku gjatë një konflikti për përplasje të mjeteve mbeti aksidentalisht i plagosur më armë zjarri një person.

Ngjarja
Mbrëmjen e kaluar, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Menjëherë pas veprimeve hetimore të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes ka rezultuar se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskwagen Golf, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y. dhe Xh. T dhe Alfa Romeo, me drejtues shtetasin M. T. e pasagjerë shtetasit S. Q. dhe E. N.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë me Volskwagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimin e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi M. T. ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij shtetasin E. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor, në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjes bëri dokumentimin e plotë të saj, duke arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasit:

M. T., 41 vjeç, banues në Vlorë, S. Q., 20 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë për “Moskallëzim Krimi” shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprime të mëtejshme, njoftoi policia.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 17:33

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të rëndësishme nga atentati i mbrëmshëm në Peqin ku u vra Andi Zylyfi dhe mbeti i plagosur Andi Uruçi.

Postuar: 14/12/2019 - 17:13

Një një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi policia i gjeti një sasi lëndë

Postuar: 14/12/2019 - 16:53

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Abc News edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë që

Postuar: 14/12/2019 - 16:36

Specialistët e Interpol Tirana arritën të ekstradonin nga Duesseldorfi në Gjermani, 39 vjeçarin Y

Postuar: 14/12/2019 - 16:22

Sa i përket arrestimeve për shembjen e godinës tek Kavalishenca, gazetarja Klodiana Lala tha se a

Postuar: 14/12/2019 - 16:12

Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar v

Postuar: 14/12/2019 - 16:00

Dy persona u vunë në pranga në kushtet e flagrancës sot nga Komisariati i Policisë Nr.