Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas tërmetit të fuqishëm, qytetari përballet me ngjarjen e veçantë, qeni i ekspertëve të huaj nuk i largohet nga shtëpia: Shkova në polici, lash numrin, por… (FOTO)

Postuar: 02/12/2019 - 23:57

Një hero i veçantë  ka bërë jehonë edhe në rrjetet sociale është qeni i trajnuar nga Ushtria e Kosovës, i cili ka shpëtuar tre persona, duke i identifikuar nën rrënoja dhe më pas ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre.

Sot një qytetar me profesion elektricist është përballur me një ngjarje të veçantë në këto ditë tensioni që po kalon vendi pas tërmetit të 26 nëntorit. Në banesën e tij tashmë ka një mik të veçantë, një qen që i përket ekspertëve të huaj, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë.

Ilir Ibrahimi pohoi se pavarësisht faktit që kishte shkuar në polici për rastin në fjalë dhe se aty kishte lënë numrin e telefonit, askush deri më tani nuk është kujtuar për qenin.

“Kam gjetur qenin e ekspertëve të huaj që erdhën për inspektim. Kam shkuar në drejtorinë e Policisë bashkë me qenin, madje lash edhe numrin e telefonit atje. Më pas më telefonuan dhe më thanë; na prit në plazh. Pasi shkova aty bashkë me qenin, askush nuk erdhi.
Kam gruan të sëmurë me tension. Dje është e rrëzuar në oborr. Qeni ka shkuar dhe e ka kapur tek rrobat e trupit dhe e ka kthyer përmbys dhe më pas e ka fërkuar. Qeni të shkojë atje ku e ka vendin, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë.”, tha qytetari për News24.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 13:53

Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u certifikua për Planifikimin Strategjik nën metodologjinë ndërkombëtare BRIDGE.

Postuar: 13/12/2019 - 13:53

Krahas Dardhës, fshatit turistik në Korçë, dimri ka mbërritur edhe në Theth.

Postuar: 13/12/2019 - 13:40

Një grup përfaqësues i magjistratëve shqiptarë i kanë shprehur shqetësimin përfaqësuesve më të la

Postuar: 13/12/2019 - 12:36

E rëndë është ngjarja që ka ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku një çift të rinjsh të sapo