Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pashkët/ Apeli i Gjergj Frendos: Politika të dialogojë për zgjidhje

Postuar: 15/04/2017 - 16:28

Drejtuesit e kishës ortodokse dhe asaj katolike kanë uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Njëzëri ata kanë apeluar për paqe dhe qetësi ndërsa arqipeshkvi Gjergj Frendo nuk kurseu edhe mesazhet për politikën, duke i ftuar palët të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.

Në ditën e Pashkës, arqipeshkvi i dioqezës Tiranë-Durrës imzot Gjergj Frendo ka zgjedhur të përçojë një mesazh për të gjithë politikanët duke qenë se këtë vit Pashka po festohet në një vit zgjedhor.

Nisur nga situata politike nën shembullin e Jezu Krishtit, Frendo i ka bërë apel politikanëve për dialog.

Frendo: Në emrin e Krishtit dëshiroj tu komunikoj të gjithë politikanëve sot se rruga për zgjidhjen e krizës së tanishme qëndron vetëm në dialogun, në veçoritë e dialogut gjatë të cilit të dyja palët lypset jo vetëm të flasin por edhe të dëgjojnë me përgjegjësi dhe pjekuri të plotë për të finalizuar më shumë të mirën e kombit sesa të mirën e partisë.

Nga ana tjeter kryepiskopi Anastas Janullatus në urimin e tij të Pashkës apeloi qe të jetohet çdo ditë me ngazëllimin paskal.

Janullatus: Le ta jetojmë çdo ditë me ngazëllimin paskal i cili nuk e injoron realitetin e ashpër të jetës, por e tejkalon dhe e transformon në hirin dhe fuqin e Krishtit.

Pas thirrjes së Ambasadës amerikane se gjatë festës së Pashkës mund të ketë sulme terroriste në ambientet e jashtme të kishave janë rritur ndjeshëm masat e sigurisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 14:57

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e djeshme pranë një hoteli në Llogara, ku kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët ishin duke punuar pranë këtij biznesi.

Postuar: 26/06/2019 - 14:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autorstradën Fushë-Krujë Milot në afërsi të qytetit të Laç

Postuar: 26/06/2019 - 13:48

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25 vjeçare të shpallur në kërkim për falsifikim të letërnjof

Postuar: 26/06/2019 - 12:09

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka vënë në pranga Bashkim Haxhinë, një emër ky i njohur mjaft mi

Postuar: 26/06/2019 - 11:45

Kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie materialet zgjedhore në KZAZ-në e Devollit.

Postuar: 26/06/2019 - 11:37

Kontingjenti VI shqiptar nga batalioni i II i këmbësorisë, u nis për në Afganistan për të vijuar

Postuar: 26/06/2019 - 11:25

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.