Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pashkët/ Kisha apel politikës për zgjidhjen e krizës

Postuar: 16/04/2017 - 15:23

Besimtarët e Krishterë kremtojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit. Mijëra persona kanë ndjekur nga afër meshën dhe janë lutur në këtë ditë të shenjtë të kalendarit të krishterë, që përkon në të njëjtë ditë feste mes katolikët dhe ortodoksët. Ndryshe nga vitet e tjera, Kisha ka përcejll mesazhe të forta drejtuar poltikës si përgjegjëse për zgjidhjen e krizës përmes diagologut që do t’i shërbente kombit dhe të ardhmes së vendit.

Besimtarët katolikë dhe ortodoks kremtojnë Pashkët, ringjalljen e Krishtit.

Mijëra besimtarë në katedralen e Shën Palit dhe në atë orthodokse morën pjesë në meshën e mbajtur nga imzot Georg Frendos dhe shkëlqesia e tij Janullatos.

Përtej mesazheve për të qënë pranë të varfërve, njerëzve në nevojë, edhe Kisha duket e ndjshme ndaj situatës politike dhe krizës që ka përfshirë vendin. Arkipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot George Frendo në mesazhin e tij drejtuar poltikanëve, kërkoi dialog mes partive politike në zgjidhjen e ngërçit për të mirën e kombit.

Krishti u ngjall, mes lutjeve , kryepeshkopi Anastas Janullatus përcolli urimet për të gjithë besimtarët.

Pashka është një ditë e paqtë ku mbizotërojnë urimet mes njeri- tjetrit.

Pashka  është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të besimit të krishterë. Është ringjallja e Krishtit dhe një nga ditët më të rëndësishme të besimit të krishterë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 13:45

Një 46-vjeçare nga fshati Arrës në Urë-Vajgurore, ka tentuar ti japë fund jetës, duke pirë helm.

Postuar: 24/06/2019 - 13:28

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi.

Postuar: 24/06/2019 - 13:21

 Gjykata e Kukësit pranoi kërkesën e prokurorisë duke ndryshuar masën e sigurisë për katër t

Postuar: 24/06/2019 - 12:14

Pas një orë diskutimi Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë vendimin për zgjedhjet e 30 qe

Postuar: 24/06/2019 - 11:36

Dështon nisja e procesit gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Postuar: 24/06/2019 - 11:00

Polumbarët e Forcave Speciale dhe Policia Kufitare vijojnë prej ditës së djeshme kërkimet për gje