BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Aktualitet

“Pasi ai e vrau Jetmirën, e ëma e përqafoi djalin dhe i tha ‘Bravo të qoftë!’”, kunata e 34-vjeçares që u ekzekutua në Bathore rrëfen tmerrin: Kur e pash me automatik...

“Pasi ai e vrau Jetmirën, e ëma e përqafoi djalin dhe i tha

Jetmira Hasani u vra në 15 shtator në oborrin e banesës së saj në Bathore nga ish-kunati i saj në sy të fëmijës së saj.

Ka qenë ora 17:40 kur krimi u krye brenda familjes. Jetmira u qëllua për vdekje nga kunati me breshëri plumbash, familjarët me dhimbje të madhe tregojnë se konfliktet kanë qenë të vazhdueshme, madje e ndjera ishte e divorcuar prej 5- vitesh.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” u rrëfye kunata e Jetmirës, nusja e vëllait të së ndjerës, e cila e ka parë të gjithë skenën e krimit, pasi atë ditë po shoqëronte Jetmirën të mblidhte sendet e saj personale. Ajo jep detaje rrëqethëse dhe thotë se ishte vjehrra ajo që e shtyu të birin të vriste ish-kunatën.

“Unë kam qenë te kunata atë ditë se po paketonte plaçkat. Nuk na lanë neve që të hynim në banesë për ta ndihmuar. Mori policinë në telefon, kunata që të na linin të merrnim plaçkat. Erdhën policët i thanë vjehrrës të hapte derën që të merrte plaçkat ish-nusja. Vjehrra e kundërshtonte policinë. Kunatës i tha vjehrra të vijë çuni të jetë prezent këtu. Erdhi ai Tanushi këtu, edhe ai me të njëjtat fjalë. Por meqë ishte policia morëm gjysmat e rrobave me një mjet të vogël, ndërsa ditën e dytë kunata shkoi sërish atje dhe ai i thoshte fjalë që do të vras, do të bëj… Kunata ia kthente: Hajde më vrit pra, se unë e vrame jam, se më nxorët nga shtëpia mes katër rrugëve. Erdhi policia edhe ditën e dytë. Po të njëjtët policë erdhën, bëhej debat sërish.

Policia e bindi atë, bëmë sërish të njëjtën gjë. Sapo ikën policët, kishin mbet vetëm pak gjëra për të marrë. Në atë moment më thërret djali mua, del Agroni dhe thotë kush është ai, i them është djali im dhe po i them të iki. Në atë moment vjehrra vjen aty më nxjerr mua nga oborri, kur dal te porta e shoh atë me automatik lart ndërsa kunata ishte në oborr…ai e qëlli me një plumb kunatën…më qëlloi edhe mua por unë ika me vrap…pas tmerrit u ktheva dhe e gjeta nënën e tij të përqafonte të birin dhe i tha: Bravo të qoftë”.