BREAKING NEWS

Çfarë do bëhet nesër me Reformën Zgjedhore? Spartak Ngjela zbulon ‘asin nën mëngë’ të ambasadores Yuri Kim

Çfarë do bëhet nesër me Reformën Zgjedhore? Spartak
x

Aktualitet

Pasi kishte grabitur një arkë me para, ishte dehur dhe kishte bërë sherr në një lokal/ Tatuazhi fundos shqiptarin, policia e zbulon nga G-ja që kishte në dorë

Pasi kishte grabitur një arkë me para, ishte dehur dhe kishte

Tatuazhi që kishte në dorë nxori zbuluar shqiptarin, që u ndalua nga policia, i akuzuar për një grabitje të parave në arkë në një dyqan ëmbëlsirash në Rimini. 

Mediat italiane shkrujanë se kanë identifikuar 19-vjeçarin shqiptar me inicialet M.N si autor të grabitjes.

Ai u kap nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që kishte fytyrën e mbuluar dhe një kapuç në kokë dhe nuk identifikohej në pamjet e siguruara nga kamerat.Por, ajo që e ka tradhtuar ka qenë një tatuazh në dorën e majtë, një shkronjë G, për të cilën mediat italiane shkruajnë se ishte për vajzën me të cilën ai ishte i lidhur.

Disa orë pasi shqiptari kishte kryer grabitjen, ishte dehur dhe kishte bërë sherr në një lokal.

Në këtë kohë, policia e kishte shoqëruar në komisiarat dhe më pas u la i lire, por me pas ngjarjet u lidhen bashke dhe ai u zbulua si autor i grabitjes.

Më të lexuarat