BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Aktualitet

Pasojat e lëkundjeve, Balluku: S’ka dëmtime në rrugë dhe ura, po kontrollojmë dhe pallatet

Pasojat e lëkundjeve, Balluku: S’ka dëmtime në rrugë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku shprehet se nga lëkundjet e forta të tërmetit nuk ka pasur dëmtime në rrugë dhe në ura.

Sipas Ballukut, grupet e inspektimit do të dalin nesër në terren për inspektim më të detajuar, si për akset rrugore por dhe për pallatet e dëmtuara.

“Që nga momenti i parë kemi pasur në terren të gjithë grupet e punës. ARRSH ka kontrolluar të gjithë akset kryesore. As në sistemin e urave nuk kanë rezultuar dëmtime të thella. ARRSH është angazhuar në një kontroll akoma më të detajuar i planifikuar për ditën e nesërme. KESH nuk ka pasur problematika pasi në zonën veriore nuk ka pasur probleme. Lëkundjet e vogla patën një ndikim në transformatorë. Ka pasur një njoftim zyrtar nga Ministria e Brendshme për pallate të dëmtuara. Janë vlerësuar dëmet në mënyrë paraprake. Janë ngritur grupet e punës nga ministritë dhe bashkitë. Prefektët janë duke udhëhequr këto grupe pune. I gjithë shteti është në punë. Duhet ruajtur qetësia", u shpreh Belinda Balluku në Report Tv.

 

Më të lexuarat