BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Aktualitet

Pasojat pas tërmetit, ish-prokurori Hajdari flet hapur: Ja kush duhet të arrestohet

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar arrestimet e djeshme pas dëmeve të tërmetit.Sipas Hajdarit fajtorë kryesorë sipas tij janë administratorët vendorë, të cilët kanë miratuar leje ndërtimi ndaj subjekteve, me dosje të cilat paraqesin mangësi të mëdha. Dosje që nuk përmbajnë studime sizmologjike, projekte konstruksioni si edhe disa prej tyre nuk përmbajnë as firmat e inxhinierëve që kanë bërë zbatimin e projektit. Rastin e Shqipërisë me abuzimin në ndërtime ish-prokurori e cilësoi si një sjellje barbare. Ai u shpreh se tërmeti që preku Shqipërinë duhet të shoqërohet me një “tërmet ligjor”, duke bërë të mundur në këtë mënyrë parandalimin e ndërtimeve jashtë kushteve, kritereve dhe normave teknike.

“Jo në kuptimin penal por në kuptimin strukturor ai që drejton njësinë vendore cila ka dhënë një leje ndërtimi, jo në kuptimin penal duhet ta sqaroj këtë pjesë, por në kuptimin administrativ. Drejtuesi i njësisë i qeverisë vendore është përgjegjësi kryesor. Sepse pavarësisht se ai nuk është urbanist apo arkitekt. Në fund të fundit një njeri që ka miratuar një leje ndërtimi, nuk i kushton gjë që t’i hedhë një sy dosjes së një subjekti që ka marrë përsipër për të bërë një ndërtim. Aq më shumë kur bëhet fjalë për ndërtime publike që janë pallate. Drejtuesit e njësisë vendore pavarësisht se nuk i ka aftësitë profesionale e kupton që kjo dosje ka mangësi të mëdha nga pikëpamja formale. Një dosje nuk ka studimin e sizmologjisë, një dosje tjetër nuk ka projekt konstruksioni, një tjetër nuk ka firmat e inxhinierëve që ka bërë zbatimin e projektit. Një zyrtar i përgjegjshëm nga pikëpamja administrative duhet të ndihet keq në çdo vend që janë dëmtuar, kanë humbur jetë njerëzish, janë shkatërruar objekte të mëdha sociale publike e të tjerë”, u shpreh ish prokurori.